E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS në Tiranë: Aleancë edhe me LSI për të larguar Berishën

Në një intervistë për të përditshmen Panorama, kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Besnik Bare, ka thënë se ata janë të gatshëm për një aleancë edhe me LSI-në për të larguar Berishën.

Janë forumet e PS që do vendosin dhe unë pa dyshim do i respektoj ato. Nuk them gjë të re duke shtuar se në aleanca duhet maturi, kujdes, duhet marrë parasysh ndarja e pushtetit nesër. Puritanizëm është e vështirë të gjesh sot në shoqërinë e deformuar shqiptare. Mendoj se nëse kostoja e bërjes aleancë është më e vogël se qëndrimi i Berishës në pushtet, unë do të justifikoja çdo aleancë me forcat politike legale, tha Bare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›