Topalli u premton banorëve të Dajçit: Qeveria ka projekte të mëdha

Shkodër, 17 janar NOA Kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli vizitoi sot zonën e përmbytur në Komunën Dajç të Shkodrës ku shpërndau
ndihma për banorët si ushqime dhe pajisje shtëpiake.
Gjatë bisedimit me banorët, Topalli u tregoi
atyre projektet madhore që ka qeveria për këto zona.
Nga ana e tyre, mësohet se banorët i kanë rrëfyer
Kryetares së Kuvendit se qeveria u ngrit në këmbë për ti ndihmuar.
Banorët kanë vlerësuar pozitivisht ndihmën që
ka dhënë shteti për përmirësimin e situatës.
k.k/NOA