E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-Këneta furnizohet me ujë të pijshëm

“Rotary Club”, ashtu si edhe vitin e kaluar, ka nisma të tjera për investime në zonën e ish-Kënetës, duke synuar rehabilitimin dhe ndërtimin e shkollave, rrugëve, linjave të ujësjellësit dhe ndërhyrjeve në rrjetin e kanalizimeve. Vitin e kaluar, një numër jo i vogël familjesh në zonën e ish-kënetës në Durrës, shpëtuan nga radhët e gjata për të mbushur ujë nëpër çezmat kolektive.
Pas një investimi të “Rotary Club”, ata kanë të instaluara nëpër banesat e tyre çezmat e ujit të pijshëm. “Rotary Club” mundësoi këtë projekt në një zonë me probleme për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Edhe për vitin 2010, në ish-Kënetë do të zbatohen me fondet e “Rotary Club” projekte të tjera në infrastrukturë.
Projektet
Pasi ka përfunduar projekti i furnizimit me ujë për afro 200 familje në zonën e ish-Kënetës në Durrës në vitin 2009, “Rotary Club” pritet që të realizojë hartimin dhe realizimin e një tjetër projekti për infrastrukturën rrugore, kanalizimet etj. Ky projekt do të zgjasë ndoshta 6 muaj dhe pritet të nisë në pranverë.
Sipas ing. Përparim Tartarit, anëtar i “Rotary Club”, “qysh në krijimin e tij në vendin tonë në vitin 2009, për projektin e ujit të pijshëm në ish-Kënetë u investuan 100 mijë euro, u shtrinë qindra metra tubacione, të cilat lidhën tubin kryesor të ujit me banesat të cilat përfituan nga ky projekt, por edhe për vitin 2010, pritet të investohen të tjera para për t’i ardhur në ndihmë zonës së ish-Kënetës, por edhe zonave të tjera periferike të Durrësit”.
“Rotary Club” është krijuar në SHBA në vitin 1905 nga Pol Harris. Sot ai është shtrirë në 167 shtete të botës. Ai numëron 1.3 milion anëtarë. Në vendin tonë ai hyri në vitin 1991 në Tiranë. Në Durrës është prezent që nga viti 1999.
“Rotary”
“Rotary” është i njohur në vendin tonë për realizimin e projektit të vaksinimit të të gjithë popullatës kundër sëmundjes së poliomielitit. Për realizimin e këtij projekti ky organizëm shpenzoi 1.5 milion dollarë.
Disa vjet më parë “Rotary” i dhuroi vitin e kaluar bibliotekës së Durrësit 1000 libra në gjuhë të huaj. Gjithashtu, ka marrë përsipër që të realizojë një projekt që synon ruajtjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës për vitin 2010 e në vazhdim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›