E Diel, 1 Nëntor 2026

Soros, maratonë të forumit civil, Shqipëria, politika e demokracia

Tiranë, 18 janar, NOA - Fondacioni i Shoqërisë
së Hapur për Shqipërinë Soros, në kuadër të nxitjes së angazhimit qytetar në
problematika të rëndësishme të zhvillimit shqiptar nisi maratonën e debateve të
shoqërisë civile në mjediset e hotel Sheraton. I konceptuar si një bashkëbisedim mes një
politilogu të njohur ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të organizatave
jofitmprurëse, botës akademike e mediave, takimi i parë pati si të ftuar të
veçantë dr. Ivan Krastev, kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Bullgari,
anëtar i Bordit të Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë, këshilltar i
Institutit për Sigurinë në Britaninë e Madhe dhe drejtor i programit Shekulli
i hapur në Universitetin e Europës Qendrore të Hungarisë.

Iniciativa e paraqitur në këtë takim u ndërtua
mbi bazën e kontributeve të figurave të njohura të medias, akademisë dhe
shoqërisë civile në nivel evropian duke i dhënë një rol dominues debatit
qytetar mbi çështje që shqetësojnë publikun e të cilat refleketojnë se si ne e
zbatojmë çdo ditë ligjin, si janë shërbimet publike, si janë përdorur taksat
tona dhe a po na çon aty ku duhet proçesi i integrimit evropian.

Forumi i parë civil u fokusua në çështje të
rëndësishme, mes të cilave: A është i mundshëm një konsensus midis shumicës
qeverisëse dhe pakicës parlamentare? Cili faktor, apo zhvillim mund ti
detyrojë palët të punojnë në këtë drejtim? A mund të garantohen të drejtat e
shtetasve nëse opozita nuk është pjesë e proçesit legjislativ? A ka faktorë që
mund ta zëvendësojnë në këtë rol? Cilët janë faktorët kryesorë për
mirë-funksionimin e institucioneve në Shqipëri? Kur do të konsolidohet praktika
e dialogut dhe e zbatimit të ligjit? Sa e dëmton vonesa e aktorëve politikë
procesin e integrimit në BE dhe respektimin e Kushtetutës?

Në forumin e parë civil dhanë kontributin e
tyre me ide dhe propozime konkrete, emra të spikatur të shoqërisë civile si
Artan Hoxha, Arbjan Mazniku, Piro Misha, Sotiraq Hroni, Iris Luarasi, Albert
Rakipi, Remzi Lani, Ilir Yzeiri, Gëzim Tushi, Aleksandër Mita, Lutfi Dervishi,
etj.

Takime të tjera, me të tjera tema të
rëndësishme, do të vijojnë përgjatë muajve të ardhshme jo vetëm në Tiranë, por
edhe në qytete të ndryshme të vendit.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›