Topalli uron Presidentin e ri të PE-së Jerzy Busek

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka dërguar sot një letër urimi Presidentit të ri të zgjedhur të Parlamentit Europian Jerzy Buzek. Në letrën e saj drejtuar zotit Buzek, Topalli në emër edhe të Kuvendit të Shqipërisë, i bën urimet më të sinqerta për zgjedhjen si President i Parlamentit Europian. Në letrën e saj drejtuar zotit Buzek, Kryetarja e Kuvendit, ndër të tjera shkruan se "Qytetarët shqiptarë janë dhe ndihen qytetarë të Europës. Ata meritojnë të jenë pjesë e familjes europiane dhe, për realizimin e kësaj ëndrre ne besojmë fort në mbështetjen tuaj i nderuar zoti Buzek, edhe për faktin se ju vini nga një vend që e kupton më së miri këtë aspiratë."
Në letrën e saj, Kryetarja e Kuvendit fton Presidentin e ri të Parlamentit Europian për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në letrën e saj, Kryetarja e Kuvendit fton Presidentin e ri të Parlamentit Europian për një vizitë zyrtare në Shqipëri.