Balla:Projekti i jugut, flagrancë korruptive

Taulant Balla, deputeti i PS-së, duke iu referuar vendimin e Bankës Botërore për bllokimin e projektit për "Zonën bregdetare të jugut" deklaroi se ky është rasti tipik i i "kapjes" së një grupi mafjoz nga insitucioni më i lartë ekonomik në botë."Në qendër të këtij raporti ishte dhëndri i Berishës, të cilit qeveria e Berishës i dha 5 milionë dollarë për këtë projekt", tha ai. Sipas Ballës, në raportin e BB-së thuhet se Jamarbër Malltezi i ka kërkuar Luzim Bashës për ta pastruar zonën e Jalës së ajo tokë i duhej dhenë një biznesi që është pranë familjes së kryeministrit. "Ky projekt është bërë vetëm për përfitimin e familjes Berisha, dhe jo për të bërë një investim të denjë për Shqipërinë", tha Balla.