E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli:Opozita në Kuvend,diskutohet buxheti

Maxhoranca nuk lëviz nga pozicionet saj kundrejt bojktoti të opozitës. Një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan John Withers, kryetarja e Kuvendit, Topalli ndërsa ka sqaruar se takimi me ambasadorët është organizuar në kuadër të reformës në drejtësi ka deklaruar se dialogu është i nevojshëm, por ai bëhet në sallën e Parlamentit, duke ftuar edhe opozitën të marrë pjesë në seancë ku do të diskutohet buxheti.
Një ditë më parë ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se bojkoti i opozitës dëmton vendin dhe se duhet dialog për zgjidhjen e situatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›