E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadoret: 8 maji, palet te pranojne rezultatin

Sequi: E ardhmja e Shqiperise ne BE, zgjedhje sipas standardeve

Intervista/Ambasadori i Bashkimit Evropian ne Emisionin "Opinion" flet per integrimin ne BE, marredheniet me Berishen dhe Ramen, fushaten dhe besimin se zgjedhjet do zhvillohen sipas standardeve

Ambasadori i Bashkimit Evropian ne Tirane, Ettore Sequi, ne nje interviste ne emisionin "Opinion" ne TV Klan eshte shprehur se e ardhmja e Shqiperise eshte ne BE, por duhet te plotesohen prioritet e KE. Dhe per te, per te hipur ne trenin e Evropes duhet te shkohet pese minuta para te biletaria per te blere bileten qe jane 12 prioritetet e opinionit te KE. Ai eshte shprehur dhe per marredheniet me Berishen, Ramen, fushaten zgjedhore, duke bere thirrje qe zgjedhjet te behen sipas standardeve, pasi jane nje element kyc per integrimin.

Pse tre ambasadore? Ju jeni nje ekip, Ambasador? Perse kjo? Mos ndoshta pas problemeve te 21 janarit? Per shkak te zgjedhjeve te vitit 2009, apo per arsye se mendoni se ju duhet te jeni se bashku ne kete fushate?

Ne pergjithesi, do te thosha qe ne jemi miq te ngushte dhe kjo e lehteson punen tone. Deshiroj te permend nje slogan, qe perdoret shume ne Bashkimin Evropian..

S'besoj se eshte thjesht ceshtje miqesie...?

Ne fakt, sapo do te flisja per kete ceshtje. Motoja e BE-se eshte: "Te bashkuar ne diversitet". Une mendoj se ne ndajme nje sere ceshtjesh, nje sere vlerash dhe dua te them qe ne, me shume kenaqesi, deshirojme t'i ofrojme keto vlera te tre bashke. Ne besojme se kjo eshte e rendesishme per ne, per organizatat tona, por edhe per vendin.

Por problemi ne arenen politike shqiptare eshte se te gjithe sulmojne palen tjeter, secila thote qe e ben kete ne baze te deklaratave te BE-se, ose ne emer te Evropes, duke thene, p.sh., qe "ju jeni kunder Evropes", "ne mbeshtesim integrimin e Shqiperise ne BE", etj. Si qendron puna?

Une mendoj se kjo nuk perben ndonje problem, desha te them qe une do te perpiqesha te shihja aspektin pozitiv te kesaj ceshtjeje. Te gjitha palet politike bien dakord qe procesi i integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian eshte nje proces i rendesishem. Une mendoj qe kjo eshte shume e rendesishme, fakti qe te gjithe e ndajne kete mendim. Te gjithe mendojne qe ne fund te fundit, e ardhmja e Shqiperise eshte ne Bashkimin Evropian.

Po une mendoj qe ka vetem nje menyre per te shkuar ne Evrope. Ndoshta edhe dy rruge bejne, por per momentin besoj se ka vetem nje rruge drejt Evropes...?

Perfytyroni pak sikur jemi ne nje tren. Ka vetem nje menyre per te marre kete udhe: Duhet blere bileta per kete tren, dhe bileta jane 12 prioritetet e percaktuara nga Opinioni i Komisionit Evropian.

Eshte e shtrenjte bileta?

Une nuk mendoj se eshte bilete e shtrenjte, por per te kerkohet angazhim, angazhim i sinqerte dhe vendosmeri e paepur. Pasi ky eshte nje tren me te cilin udheton i gjithe vendi.

Megjithate, zoti Ambasador, sa here shkojme te biletaria, kjo ka qene mbyllur..?

Ne fakt, une do te sugjeroja qe te arrinit atje pese minuta me heret qe ta gjeni biletarine te hapur.

Ambasador Sequi, ju keni qene vezhgues zgjedhjesh ne Shqiperi ne vitet 2000, 2001 dhe 2003. Te tria keto zgjedhje kane qene problematike. A ka ndryshuar ndopak kjo fushate ne krahasim me fushatat e se shkuares?

Nuk do te doja t'ju zevendesoja, por po te isha ne vendin tuaj, do te perqendrohesha ne disa fjale qe jane permendur deri tani: Njera fjale eshte e gjalle "VIBRANT " - kete e perdori Ambasadori Arvizu. Po ne kemi pasur fushata te gjalla VIBRANT, madje edhe kete vit kemi nje fushate te ketille. E me lejoni t'ju them qe duke qene italian, jam mesuar me fushata te ketij lloji. Nuk mendoj se kjo ne vetvete eshte ndonje gje e keqe. Ambasadori Uolfarth permendi fjalen "programe". Kjo eshte thelbesore. Sot po bisedoja me kopshtarin tim dhe e pyeta "ti e njeh gazetarin Blendi Fevziu, apo jo? Sonte une do te jem ne programin e tij "Opinion" dhe do te flasim per zgjedhjet". E ai me thote: Atehere te lutem me bej nje nder". Sigurisht, i thashe. "Te lutem permend dicka, me tha ai, si votues jam shume i interesuar per nje gje: Si mundet qe keto zgjedhje, si te gjitha zgjedhjet e tjera ne bote, ta bejne me te lehte ose me pak te veshtire jeten time? Si do te mund te trajtohen e mundesisht te zgjidhen problemet qe kam une ne jeten time?" Une mendoj qe kjo eshte nje gje e mire, pasi po ndjekim nje fushate, e cila eshte bazuar mbi programe. Dhe kjo po shkon edhe ne drejtimin qe kerkon kopshtari im dhe shume votues te tjere. Pastaj Ambasadori Uolfarth perdorin fjalen "proces". Nje fjale kyce kjo, pasi te tre ne themi, dhe nuk jemi te vetmit qe e themi kete, madje te gjithe e thone, qe duhet te kemi nje proces i cili eshte i lire, i ndershem e transparent, sepse kjo eshte shume e rendesishme. Duhet edhe pjekuri. Pjekuria do te thote vetepermbajtje. Ne ishim te tre bashke ne Vlore ne fillim te kesaj jave, e ne qofte se me lejohet te citoj veten, une thashe "kam besim se te gjithe do te distancohen nga dhuna". Une kete pres dhe kam besim se keshtu do te ndodhe.

Po kjo nuk eshte edhe aq e lehte...?

Nuk eshte aq e lehte, por nga ana tjeter, mendoj se eshte e mundur qe te arrihet. Kjo do te tregoje pjekurine e fushates dhe qendrueshmerine e procesit. Une kam natyre optimiste. Ende nuk kemi arritur ne fundin e gjysmes se pare te fushates, por kam besim qe ne gjysmen e dyte, niveli i cilesise do te rritet. Dhe se fundmi, ju folet per historine.

Po. vetem ne nje te katerten e historise sone ka pasur zgjedhje, tri te katertat kane qene periudhe diktature...?

Nje e treta e historise sime pasi te kem mbaruar mandatin tim ne Shqiperi, do te kete mbetet e lidhur me Shqiperine, qe do te thote qe ne fund te kesaj periudhe, une do te kem kaluar nje te treten e karrieres sime, jetes sime profesionale ne Shqiperi, nje periudhe kjo me e gjate se ajo qe kam shpenzuar ne Itali. Prandaj, edhe pse nuk mund te them qe i njoh shume mire shqiptaret, prape se prape, e njoh pak sa popullin shqiptar, e kjo me jep besim.

Dhe kjo ishte arsyeja se perse ju pyeta juve nese shihnit ndryshime mes fushatave te 2000-2003-shit dhe fushates se ketij viti? Te njejtet persona, e njejta gjuhe, i njejti konflikt?

Jo, une do te thosha qe kemi nje fushate mjaft aktive, si ne te shkuaren, nje fushate te perqendruar tek programet, qe eshte gje shume e mire dhe nje fushate qe ka nje ndryshim te madh nga ato te se shkuares.

Cili eshte ky ndryshim?

Do t'jua them. Eshte nje element shume i rendesishem, nje fushate e cila do te percaktoje udhetimin tuaj ne ate trenin per te cilin folem ne fillim, trenin per ne Evrope.

Te shohim per biletarine...?

Jo, jo vetem per biletarine. Le te shohim edhe personat, njerezit. Une isha ne Bruksel diten e liberalizimit te vizave. Atje u takova me disa te rinj shqiptare. Me lejoni t'ju them qe per mua ajo ishte nje pervoje shume emocionuese. Une kam qene ne Shqiperi, kur perpara konsullatave, ka pasur radhe te gjata, nderkohe qe pata mundesine te flisja me ata te rinj ne Bruksel, me fjale te tjera, pata nje bisede te sinqerte me te ardhmen e vendit tuaj, ose me mire te themi me te tashmen dhe te ardhmen e Shqiperise. Ata ishin thjeshtesisht Evropiane, deshironin se tepermi qe ta perdornin sic duhet kete potencial evropian, kete mundesi evropiane. Prandaj, nuk eshte puna vetem tek biletaria, por edhe tek vullneti i mire. Dhe une jam i sigurt, kam besim, se ketu ka vullnet te mire.

Zoti Ambasador, ne kete fushate, si edhe ne fushata te tjera ekziston nje problem: kemi shume pak kandidate, d.m.th., gra qe kandidojne per poste. Ne pergjithesi ne Shqiperi, fushatat u perkasin burrave. A eshte problem kjo per ne?

Ju falenderoj per pyetjen qe sapo me bete, pasi mendoj qe eshte nje ceshtje e nje rendesie teper te madhe. Dhe, ne rast se mundem, deshiroj t'i pergjigjem edhe nje pyetjeje qe ju ia bete Ambasadorit Arvizu. Do te filloj nga kjo e dyta. Ju pyetet se ke mbeshtesim ne? Mendoj se nese dua ta them me gjuhen e popullit dhe ne te njejten kohe, te jem edhe i sinqerte, do te pergjigjesha duke thene: "ne mbeshtesim Shqiperine dhe kaq". Une personalisht kam miq ne te dyja kampet, por interesi im kryesor eshte qe ta bej punen time sa me mire per te ndihmuar Shqiperine qe te bleje bileten per te cilen folem. Pervec kesaj, ne mbeshtesim vlerat, sepse c'eshte Bashkimi Evropian? BE-ja eshte nje bashkim vlerash dhe, si i tille, bazohet mbi keto vlera. Po cilat jane keto vlera? Nje sistem i perbashket i ketyre vlerave te cilat i ndajne te gjithe, si per shembull, barazia gjinore, e cila eshte nje prej tyre, sundimi i ligjit apo shteti i se drejtes, respekti per te drejtat e njeriut, respekti per te drejtat e minoriteteve, liria e te shprehurit, etj. Kjo me jep mundesine qe t'i pergjigjem pyetjes tjeter qe me bete, ate ne lidhje me perfaqesimin e grave ne keto zgjedhje.

Jo, ne fakt, pyetja ime ishte kjo: Pse kjo vlere evropiane eshte ndryshe per ne? Disa e shikojne Bashkimin Evropian si mbeshtetes te qeverise, disa te tjere si mbeshtetes te opozites, e njejta gje si ato jane thene per Ambasadorin Arvizu ditet e fundit...?

Ne rast se me lejon, do t'ju jap nje pergjigje teper te sinqerte dhe te drejtperdrejte: Me mire pyesni ata qe kane ide te tilla, sepse une vete nuk kam shpjegim per kete gje. Pra, edhe nje here: Ne mbeshtesim vendin, pasi rruga drejt Evropes, eshte nje rrugetim apo nje perpjekje e perbashket e te gjitheve, e te gjithe vendit dhe vlerave te ketij vendi. Pyetja juaj per perfaqesimin e grave eshte teper e rendesishme. Sinqerisht qe jam ... jo i shqetesuar, por me mire te themi, do te isha me i kenaqur ne rast se numri i kandidateve femra ne keto zgjedhje vendore do te ishte me i larte. Une di madje qe edhe Kodi Zgjedhor ka nje dispozite pikerisht per kete ceshtje.

30% e perfaqesueseve duhet te jene gra. Duhet?!

Po, mendoj se duhet bere shume. Dhe me sinqeritet e them qe ceshtja nuk qendron vetem tek perqindja, por tek fakti qe nje pjese te shoqerise shqiptare i duhet dhene mundesia te shprehet dhe te perfaqesoje vetveten. E dini se cila eshte perqindja e te rinjve dhe grave tek votuesit?

Po, 70%...?

70%.

72 ose 72%... ?

Prandaj eshte nje ceshtje teper e rendesishme. Une mendoj se kjo mundesi duhet t'i jepet ketij grupi te shoqerise shqiptare, nje gje kjo shume e rendesishme. Prandaj ju falenderoj per pyetjen dhe mund t'ju them qe te pakten per sa i perket Bashkimit Evropian, ne do t'i kushtojme vemendje te vecante kesaj ceshtjeje.

Zoti Ambasador, a e keni ndjekur fushaten zgjedhore dhe cfare dini per programet e kandidateve?

Ne menyre te sinqerte, mund t'ju them qe kam dy mangesi, ose tre me sakte: e para ka te beje me faktin qe televizori im nuk punon. E dyta eshte se une nuk e di shume mire shqipen, po perpiqem t'i rifreskoj njohurite e mia...

Kam frike se po shihni televizor, vetem do te ngaterroheni...?

Atehere qenka gje e mire qe televizori im s'punon. Dhe e treta ka te beje me mendimin qe kam, qe ne sapo kemi filluar t'i shikojme programet, keshtu qe me duhet te rrefej qe nuk kam qene ne gjendje te ndjek me shume vemendje fushaten, por eshte nje gje qe...

Po keto zgjedhje mendoj jane teper te rendesishme per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian?

Sic e thashe, eshte nje ceshtje thelbesore. Blerja e asaj biletes tek biletaria qe permendem me heret, do te thote qe procesi duhet te jete i mire, qe do te thote nje fushate e civilizuar dhe nje periudhe pas-zgjedhore qe do te perkoje me standardet nderkombetare.

Cfare do te thote "standard nderkombetar"?

Ketu mes nesh, kemi autoritetin me te larte per kete ceshtje.

Po, do ta pyes Ambasadorin e OSBE-se. Degjojme qe standardet ne keto zgjedhje ishin me te larta se ato te viteve te shkuara, por asnjeri nuk e di se c'jane keto standarde...?

Me pak fjale, do te thosha e pastaj do t'ia le radhen Ambasadorit Uolfarth per ta shtjelluar me tej kete ceshtje, eshte e rendesishme qe vullneti i vertete i shprehur nga votuesit te pasqyrohet ne rezultatin e zgjedhjeve. Thjesht kete do te thosha.

Po ne qofte se njera pale nuk e pranon rezultatin?

Atehere duhet te perpiqemi te kuptojme se cfare nuk shkon.

Qe do te thote qe do te vazhdojme te jemi jashte biletarise pa e blere dot bileten?

Une mendoj se ne kete rast bileta do te ishte me e shtrenjte.

Me e shtrenjte?

Po.

Megjithate treni eshte i njejte?

Ajo qe mendoj eshte se ne nuk duhet te harrojme qe ky tren per ne Bashkimin Evropian eshte nje rrugetim per te gjithe vendin. Eshte nje udhetim i cili nenkupton pergjegjesine e gjithsecilit.

Po t'ju pyesja atehere, zoti Ambasador: E kujt eshte pergjegjesia per vendin? E qeverise, apo e opozites?

E shqiptareve.

E shqiptareve?

Po. Eshte pergjegjesia jote, e kameramanit, e njerezve qe jane ne salle.

Ne pergjithesi?

Dhe te gjitheve do t'u jepet mundesia ta perdorin voten. Nuk u takon te huajve ta thone kete, por pergjegjesi eshte e juaja.

Zoti Ambasador, a do te kete vezhgues nga Bashkimi Evropian, pervec atyre qe do te vijne me ODIHR-in?

Mund te vije nje delegacion i vogel me deputete te Parlamentit evropian. Megjithate, me lejoni t'i kthehem njeres prej pyetjeve tuaja, asaj qe kishte te bente me diten e zgjedhjeve.

Dita e zgjedhjeve eshte shume e qete, problematike eshte dita pas zgjedhjeve...?

Nuk e di, por vetem kam besim qe dita e zgjedhjeve do te jete e qete, sic thate edhe ju. Por e di se c'do te ndodhe nje dite me pas. Me 9 maj eshte Dita e Evropes. Dhe kam besim qe kjo do te jete nje shenje e mire per shpejtesine e trenit, rruges per ne Bruksel. Por mund t'ju them edhe se c'do te ndodhe nje dite perpara zgjedhjeve.

Do te keni pritje me 9 maj?

Po, do te kemi nje pritje ate dite.

Dite e veshtire per pritje...?

Aspak. Eshte dite e hene, ne pergjithesi ne preferojme te shtunat, por gjithsesi une mendoj se do te vijne shume njerez ne ate pritje. Por mund t'ju them edhe c'do te ndodhe nje dite perpara zgjedhjeve: nje koncert i madh per te festuar Bashkimin Evropian.

Besoj se diten perpara zgjedhjeve te gjithe do te jene te kenaqur?

Shpresoj qe te jete keshtu edhe nje dite me pas.

Pak e veshtire kjo...

Zoti Sequi, une e di qe dita pas zgjedhjeve eshte Dita e Evropes, por besoj se ne Komisionin Evropian dikush do te kujdeset per zgjedhjet ne Shqiperi. A do te jape Bashkimi Evropian nje deklarate per zgjedhjet?

Mund te kete nje deklarate nga BE-ja, po gjithsesi, kjo nuk do te dale perpara deklarates se ODIHR-it.

Ne dy vitet e fundit, ju keni kaluar shume kohe duke u marre me Shqiperine. Atehere, do te kete nje deklarate per zgjedhjet...?

Besoj se po, por deklarata jone do te dale pasi te kete bere ODIHR-i rekomandimet e veta, d.m.th., pas deklarates se ODIHR-it.

Pas deklarates se ODIHR-it?

Po.

Zoti Sequi, une e di qe nuk e keni ende gati televizorin tuaj, megjithate a keni ndonje koment per pasqyrimin e fushates nga media?

Ajo qe mendoj une se eshte shume e rendesishme eshte qe te garantohet nje nga ato vlerat qe permenda me pare: Liria e shprehjes, qe perfshin edhe faktin qe informacioni duhet te jete i sakte. Jam teresisht dakord me fjalet qe tha Ambasadori Uollfarth dhe e mbeshtes ate plotesisht.

Ambasador, ju keni qene ne Shqiperi ne 2000-shin, ne 2004-en, ju keni takuar shume njerez e keni miq politikane, njerez te cilet i njihni nga e kaluara, perfshire zotin Berisha dhe zotin Rama. Cfare marredhenie keni me zotin Berisha per momentin?

Nje pyetje, ne se mundem: Do te me pyesni edhe per marredhenien me zotin Rama?

Po.

Epo mire, atehere, po i kombinoj te dyja bashke ne nje pakete.

Nje pakete e vetme eshte gjithmone me mire?

Pakete konsensuale. Duhet te them qe u jam teper mirenjohes te dyve, per arsye se te dy me kane trajtuar gjithnje, si ne te kaluaren, ashtu edhe ne te tashmen, me te njejtin respekt. E sidomos tani, duke qene se ne pozicionin tim do doja t'i kuptoja gjerat ne thellesi. Kete ua kam bere te qarte te dyve dhe ata jane treguar shume te sjellshem me mua dhe me kane shpjeguar gjithcka me durim. Do te thosha qe kjo gje me ka ndihmuar shume ne punen time ketu. Per mendimin tim, te dy jane njerez me nje pasion shume te madh per politiken, nje gje e mire kjo. Nga kendveshtrimi im eshte e rendesishme qe, une keshtu e shoh, qe ata te dy jane te perkushtuar me procesin e integrimit Evropian te Shqiperise, nje gje shume e rendesishme kjo.

Nese mund t'ju pyes: Cili do te ishte mesazhi juaj per Berishen e Ramen?

Per keto zgjedhje?

Po, po, per keto zgjedhje....

Mesazhi im do te ishte, dhe per kete do te kthehem tek fjalet e kopshtarit tim: Te perpiqen te ushtrojne pjekurine, t'u kerkojne mbeshtetesve te tyre te kene pjekurine e duhur me qellim qe te kemi nje fushate zgjedhore dinjitoze. Dhe qe te vazhdojne te jene te perkushtuar, pasi zgjedhjet jane nje test i rendesishem per te cuar vendin perpara drejt Evropes.

Nje test nga me te rendesishmit, apo me i rendesishmi?

Eshte pa dyshim nje nga me te rendesishmit, madje do te cilesohej si kyc apo thelbesor.

Per integrimin e Shqiperise ne BE?

Po.

Ambasador Sequi, t'i kthehemi trenit ekspres mes Brukselit dhe Tiranes. Deri tani ky tren ka sjelle zotin Lajcak, Komisionerin Fyle dhe shume probleme. Pyetja ime eshte: kur do te jete ky tren nje tren i vertete ekspres mes dy kryeqyteteve?

Me lejoni te permend disa gjera...

Shkembim njerezish te lumtur e jo thjesht misionare....?

Jam i lumtur te them qe ky tren nuk do te kete sjelle vetem zotin Lajcak dhe zotin Fyle, por, se shpejti, edhe Presidentin Barroso. Sic e shihni, eshte nje shkembim intensiv.

Po eshte i njejti tren emergjencash...?

Jo, degjoni, kur isha ne Afganistan mesova gjera shume te rendesishme per Shqiperine. Duke i bere nje vizite ushtareve tuaj qe sherbejne atje. Mu kujtua kohe me pare, ne Sheshin "Skenderbej", kur ushtaret shqiptare largoheshin per here te pare ne nje mision jashte vendit. Presidenti Moisiu ishte president ne ate kohe dhe e mbaj mend shume mire ceremonine, se isha aty vete. 30 ushtare po niseshin per ne Irak. Me pas u takova me ushtaret tuaj ne Afganistan, pasi ata kishin pergjegjesi per sigurine ne nje aeroport ushtarak. Bisedova me ta dhe me beri shume pershtypje krenaria qe kane qe, me kaq trimeri, perfaqesojne vendin e tyre, vendin tuaj. Dhe e dini qe ne Kabul me ka vizituar nje mjek ushtarak shqiptar me graden kapiten? Do te deshiroja shume ta gjeja qe ta falenderoja serish, sepse ai u kujdes edhe per shume ushtare italiane. Ushtaret tuaj jane perfshire ne disa operacione shume te veshtira ushtarake ne nje pjese te veshtire te vendit, duke treguar profesionalizem, kuraje dhe aftesi. Ajo qe mendoj une eshte qe eshte e rendesishme qe ju te keni me shume besim tek vetja, te keni besim qe do t'ia dilni mbane dhe qe do ta blini bileten e do te udhetoni me trenin qe permendem. Ju e keni vete ne dore.

Kjo eshte gjeja me e veshtire, kur thoni "Varet nga ju".

Ne jemi ketu per te ndihmuar. Por ky eshte vendi juaj, kjo eshte e ardhmja juaj, kjo eshte pergjegjesia juaj. A mund t'ju them dicka? Ne Shqiperi me pelqen te flas me te rinjte, si per shembull djemte e sigurise ne pune, pasi ata mund te ofrojne vertete nje celes per realitetin ne vend. Ata te gjithe jane studente ne universitet. Me kane thene se cilat jane ambiciet e tyre per te ardhmen. Une mendoj se ju duhet te keni me shume besim tek vetja. Bileta varet nga ne. Eshte puna juaj qe ta blini bileten.

Une dua t'ju pyes, zoti Ambasador: Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s. Shqiperia eshte nje vend kandidat, te themi...?

Se shpejti, shpresojme.

Per ne Bashkimin Evropian. E prape se prape, ne ende kemi keto lloj problemesh, ende kemi nevoje per ndihme nga BE-ja, SHBA-te, OSBE-ja, etj. Por nuk po gjejme dot zgjidhje per ato lloj diskutimesh. Pyetja ime eshte: Perse ndodh kjo? Sepse do ta kuptoja kete, p.sh., po te ishim 15 apo 20 vjet me heret. Po vazhdojne te njejtat probleme...?

Ne vend te nje zgjidhjeje, mund te bej nje sugjerim. Themelimi i Bashkimit Evropian eshte shume interesant: U be qe t'i jepej fund nje lufte, nje lufte qe nuk reshtte per shekuj. Ambasadori Uolfarth eshte gjerman dhe ai e di fare mire qe Gjermania e Franca kishin shekuj qe luftonin me njera-tjetren. Atehere cfare u mendua? U kuptua qe e ardhmja duhej te ndertohej mbi themelin e interesit reciprok e jo rivalitetit. Te ndertohej dicka, duke u krijuar keshtu Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Celikut, si edhe Euratom-i, pra dicka konkrete, e thjeshte, e prekshme: celiku dhe energjia, ne menyre qe te gjendej interesi i perbashket. Ecuria e arritur, progresi qe eshte bere ne keto 50 vjet, eshte mahnites. Me fjale te tjera, ajo qe dua te them eshte qe une e shoh Evropen si nje mundesi te madhe per vendin. E kam vene re angazhimin dhe perkushtimin e te gjithe shqiptareve ne kete drejtim. Kam permendur shpesh fjalen "besim" - besim qe integrimi evropian mund te ndihmoje ne kete drejtim.

Me pare duhet te pranojme rezultatin e zgjedhjeve. Nje pyetje per te tre ju: Cili eshte mesazhi juaj per votuesit shqiptare?

Jam teresisht dakord me Ambasadorin Uolfarth. Votoni, sepse duke votuar, beni te mundur qe zeri juaj te degjohet.

Arvizu: Berisha, politikan i zoti, kurse Rama pasionant e energjik

Intervista/Ambasadori i SHBA ne Tirane, ne emisionin "Opinion" flet per situaten politike ne Shqiperi, zgjedhjet e 8 majit, marredheniet me Berishen dhe Ramen dhe pritshmerine nga politika shqiptare

Ambasadori i SHBA, Alexander Arvizu, ne nje interviste per emisionin "Opinion" ne Tv Klan, eshte shprehur ne lidhje me situaten politike ne Shqiperi, duke dhene njeheresh dhe mesazhin e shpreses per kete vend. Njeheresh teksa ka folur per marredheniet me dy lideret e politikes shqiptare, e ka cilesuar Berisha nje politikan te zotin, pa hequr dore nga deklarata "burre shtetit", ndersa Ramen nje politikan pasionant dhe energjik. Ai nenvizoi se me te dy ka komunikim, ndonese nuk ndan gjithnje te njejten pikepamje per ceshtje te ndryshme. Arvizu flet per punen e tij ne Shqiperi, 21 janarin, si dhe levizjet e shpeshta ne Shqiperi.

Eshte hera e pare gjate 20 viteve te kaluara ne demokraci qe tre ambasadore dalin se bashku gjate nje fushate. Duket sikur edhe ju kandidoni ne zgjedhje ne Shqiperi. Pse po levizni te tre neper institucione per te shpjeguar se cfare do te jene zgjedhjet e 8 majit?

Faleminderit shume per kete mundesi. Mendoj se eshte nje mundesi vertet e mire per t'i paraqitur popullit shqiptar nje, si te thuash, front te bashkuar, qe eshte per demokracine ne Shqiperi. Ju i keni pare deklaratat tona. Perfaqesojme organizata te ndryshme, por mesazhi eshte i perbashket: Tema eshte e perbashket. Pra, qe mbeshtesim rritjen, zhvillimin dhe pavaresine e institucioneve ketu. Ky ka qene pozicioni qe mbajtem edhe ne Vlore pak dite me pare me Presidentin Topi dhe eshte nje qendrim qe do te vazhdojme ta mbajme.

Ambasador Arvizu, sapo kemi filluar fushaten zgjedhore. Si e shikoni ate deri tani? Eshte ende fillimi, po i afrohemi gjysmes, por ne mendimin tuaj dhe sipas informacioneve tuaja, si po shkon?

Ne total, vleresimi im eshte pozitiv. Mjafton te shohesh lajmet ne televizion cdo mbremje dhe shikon qe fushata eshte shume aktive. Ka te beje me zgjedhjet vendore ndaj, anembane vendit, shikon shprehje te gjalle te pasionit qe eshte dicka e natyrshme ne cfaredo shoqerie demokratike. Pra, kjo eshte nje shenje pozitive. Mendoj gjithashtu qe eshte nje shenje pozitive qe KQZ eshte duke funksionuar. E di qe kane pasur disa veshtiresi, por duket se po takohen rregullisht dhe po diskutojne per te zgjidhur ceshtjet. Kolegji Zgjedhor ka nderhyre kur ka qene e nevojshme. Media po e mbulon fushaten aktivisht dhe e fundit, jo per nga rendesia, ODIHR eshte ketu ne detyre. Pra, mendoj qe ka shume elemente pozitive. Thene kjo, mendoj qe te gjithe ne jemi te shqetesuar nga ajo dhune qe kemi pare, disa prej incidenteve te dhunshme qe kane shperthyer. Mendoj qe eshte vertet ne doren e partive, mbeshtetesve te tyre pasionante, policise, cilitdo qe te perpiqet te sigurohet qe mjedisi eshte i sigurt, qe eshte neutral dhe qe siguron nje shprehje paqesore te ketyre pikepamjeve. Per sa kohe qe mbetet paqesore, shprehjet e pasioneve jane ne rregull.

Por kemi pasur shume incidente ne fillim te kesaj fushate dhe personalisht kam frike, por edhe media ne pergjithesi, qe do te kemi edhe me shume ne ditet e ardhshme nese nuk do te kete nje nderhyrje. Cfare mendoni, eshte e mundur te behet nje apel ndaj partive politike per te ndalur militantet dhe mbeshtetesit e tyre qe te mos luftojne mes tyre?

Edhe nje here, pershtypja ime eshte qe ne shumicen e vendeve fushata ne fakt eshte paqesore dhe po vazhdon ne kete menyre. Por, sic e thate edhe ju, ka disa incidente te izoluara. Mendoj qe eshte ne doren e udheheqesise, jo thjesht ne nivel kombetar, por edhe ne nivel vendor, qe te bejne gjithcka munden. Per shembull, e di qe disa prej incidenteve kane ndodhur aty ku nje parti qe nuk eshte aq e forte ka hyre ne nje bastion te tjetres dhe ka pasur disa perplasje midis mbeshtetesve. Mendoj qe ndoshta njerezit duhet te perpiqen te bejne cmos per t'i shtrire doren krahut tjeter. E dini, nese do te hysh diku - dhe sigurisht qe ke te drejte te shkosh ku te duash - por ndoshta nepermjet policise, nepermjet kontakteve me palen tjeter. Dua te them, ne Shqiperi, sic e dime, cilido njeh cilindo tjeter. Ndaj, mendoj qe nese ekziston vullneti per te komunikuar, ky mund te ndihmoje qe te ulen mundesite per cfaredo lloj dhune.

Ambasador Arvizu, nje problem shume i madh eshte ... Le te themi qe kam pare nje kontradikte midis deklaratave tuaja. Ditet e fundit, keni folur mbi nje fushate administrative, programe e ceshtje konkrete, probleme administrative. Por dy muaj me pare, keni thene ne "Zerin e Amerikes" qe, ndoshta keto zgjedhje mund te jene nje referendum politik. Si mund te jene zgjedhjet ne te njejten kohe edhe nje referendum politik edhe zgjedhje per ceshtje konkrete, kryetare bashkish e komunash? Ka nje kontradikte ketu apo jo?

Perkundrazi, nuk mendoj se e perjashtojne domosdoshmerish njera-tjetren. Mendoj qe mund te jene te dyja ne te njejten kohe. Dhe, mendoj qe ne shume menyra kjo eshte dicka ne natyren e politikes. Po ngre dy pika te shkurtra: Se pari, keto jane zgjedhje vendore edhe mendoj qe kjo eshte arsyeja pse votuesit shqiptare po e marrin seriozisht kete fushate. Mundesia shfaqet vetem nje here ne kater vjet qe njerezit te zgjedhin udheheqesit vendore. Keshtu, kjo do te permbushte kerkesat administrative. Keto jane te nevojshme, jane ne Kushtetute, jane pjese e brendshme e funksionimit te nje shoqerie demokratike. Jane zgjedhje vendore dhe ne shumicen, ne mos po te gjitha, garat, ka nje theks te forte tek ceshtjet vendore. Kjo do te percaktoje kush fiton dhe kush humb. Pavaresisht kesaj, mendoj te gjithe e pranojne qe ka shume pikepamje qe garojne mes tyre, qe ne Shqiperi ka nje mjedis shume te ngarkuar politik tani. Mendoj eshte e natyrshme qe disa votues, ndoshta shume votues, nuk kam nga ta di, por disa votues me siguri qe do te jene...zgjedhjet qe ata do te bejne do te ndikohen nga perceptimet e tyre, interpretimet e tyre per skenen kombetare. Pra, kete kam dashur te them. Ne kete kuptim, nuk mendoj qe ajo qe po ndodh ketu eshte aq e pazakonshme krahasuar me ate qe ndodh ne SHBA apo ne pjese te tjera te botes. Pra, jane te dyja ne te njejten kohe.

Ka nje perceptim, Ambasador Arvizu, qe jo vetem ju personalisht, por te tre ambasadoret, qe ju keni mbeshtetur qeverine dhe keni qene me kritike ndaj opozites. Eshte e vertete kjo?

Mendoj qe nuk eshte aspak e vertete. Mendoj se nuk eshte fare e vertete. Ne perpiqemi te mbajme pozicione parimore mbi ceshtjet. Perpiqemi te theksojme temat e gjera. Disa here kemi sukses, here te tjera me pak. Per pjesen time, ajo qe do te shenoja eshte qe si Ambasadori Amerikan ketu, une jam i akredituar prane Qeverise. Gjithashtu perfaqesoj edhe popullin e Shteteve te Bashkuara perpos qeverise ndaj, domosdoshmerish, do te kem te bej shume me Kryeministrin e vendit. Ai eshte udheheqesi i zgjedhur demokratikisht i nje aleati te NATO-s. Eshte kreu i qeverise. Do te kem te bej edhe me Presidentin e Republikes, si kreu i shtetit. Do te kem te bej edhe me Ministrin e Jashtem, pra, nga natyra e sherbimit diplomatik, do te kete shume nderveprim. Po keshtu, do te kem nderveprim me Kryebashkiakun e Tiranes. Eshte kryebashkiaku i kryeqytetit. Por ata jane edhe udheheqes te partive politike perkatese dhe, kur vjen fjala tek partite, ketu ka nje kurs rigorozisht neutral qe ne perpiqemi te ndjekim.

Por ju keni marre pjese ne shume aktivitete te qeverise por jo te kryebashkiakut te Tiranes?

Mendoj se eshte vecse e natyrshme qe kur flet per qeverine kombetare, aty ka disa ministri dhe thjesht nga natyra e situates ke shume mundesi, qofte me Ministrine e Shendetesise, Ministrine e Brendshme, gjera qe kane te bejne me Korpusin e Paqes, USAID-in, shumica e ketyre kane nje perberes kombetar ne vetvete. Kam udhetuar shume edhe jashte Tiranes. Ndersa per sa i perket Bashkise se Tiranes, dua te them vetem qe marredheniet tona me bashkine dhe Kryebashkiakun jane te shkelqyera.

Z. Ambasador, kam dy pyetje perpara se te vazhdoj me koleget tuaj. Ka nje perceptim ne pergjithesi ne media qe ju keni mbeshtetur qeverine ndersa Ambasadori Uidhers perpara jush ka mbeshtetur me shume opoziten. A eshte e vertete kjo apo jo?

Nuk mendoj se eshte e vertete. Vertet nuk mund ta shpjegoj pse ka ekzistuar ky perceptim kur Ambasadori Uidhers ka qene ketu apo pse duket se me ka ndjekur mua por ne drejtimin tjeter. Por, sic e kam shpjeguar ne forume te tjera, ne jemi ketu si perfaqesues personale te Presidentit te Shteteve te Bashkuara. Kemi nje pergjegjesi te caktuar, duhet te ruajme integritetin profesional. Ambasadori Uidhers ka qene nje diplomat karriere sic jam edhe une. Disa njerez kane thene, 'A kishte ndonje axhende personale ai?' Dhe pergjigja ime eshte, 'Absolutisht jo'. E dini, nuk ka dyshim ne mendjen time qe cdo dite qe ai ka sherbyer ketu, dhe po theksoj termin sherbyer, ka permbushur pergjegjesite e tij si Ambasador i Shteteve te Bashkuara dhe kete po bej edhe une ketu. Sigurisht, kjo nuk do te thote qe ne ndonje dite te caktuar, njerezit nuk kane interpretuar ne nje menyre te caktuar dicka qe ai ka thene apo qe nuk do te interpretojne ne nje menyre te caktuar dicka qe une them apo bej. Por mendoj qe ka qene e padrejte qe te karakterizohej ajo qe bente ai si nje axhende personale, ashtu sic mendoj se eshte e padrejte qe disa te portretizojne veprimet e mia si te tilla.

Po thoni qe pozicioni juaj eshte edhe pozicioni i Departamentit te Shtetit?

Eshte pozicioni i qeverise se Shteteve te Bashkuara, absolutisht po.

Ambasador Arvizu, a keni nje koment mbi kete ceshtje, perfaqesimin e gruas ne fushate?

Jam ne nje mendje qe eshte nje shqetesim, sigurisht, teksa shoh rrotull dhe shoh qe femrat jane lojtare kaq aktive ne te gjitha aspektet e jetes shqiptare qe une kam vene re. Ndaj do te ishte mire qe te arrinin te njejtin nivel edhe ne nivelin politik. Megjithate, kjo eshte nje sfide edhe ne Shtetet e Bashkuara. Perben sfide edhe ne shume demokraci te industrializuara. Ndaj eshte e qarte qe eshte nje pune ne proces e siper.

Ambasador Arvizu, dy dite me pare ju po flisnit per policine dhe rolin e policise gjate fushates dhe diten e zgjedhjeve. A keni vertet besim tek policia - policia shqiptare - ne kete fushate dhe ne diten e zgjedhjeve?

Kam folur ne Konsorciumin Nderkombetar...

Eshte nje pike e nxehte diskutimi...?

E kuptoj kete. Pata mundesine te flisja shkurtimisht me Drejtorin e Pergjithshem Burgaj. Shpresoj edhe t'i bej nje vizite kete jave per te diskutuar pak me tej. Do te shenoja qe shume prej donatoreve nderkombetare, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, besoj edhe OSBE dhe te tjere, ne fakt kane kryer trajnime me Policine e Shtetit, sepse disa prej nesh kane nje lloj pervoje ne trajtimin e mjediseve dhe situatave zgjedhore. Por duke pasur parasysh mjedisin politik aktual, mendoj se ka rendesi te dyfishte apo te trefishte qe njerezit - nese jane anetare te fushates, vete politikanet, apo mbeshtetesit, apo thjesht njerez qe dalin per te pare - te ndjejne qe ky eshte nje mjedis i sigurt, nje mjedis neutral. Policia ka nje rol shume kritik per te luajtur per ta siguruar kete lloj mjedisi. Mendoj se duhen mbeshtetur. Pritshmerite jane te larta. Eshte pergjegjesia e tyre. Por mendoj qe eshte e rendesishme edhe per te gjithe ne qe te jemi mbeshtetes ndaj policise, sepse kjo eshte nje sipermarrje e veshtire.

Mendoj se po kalojne nje moment shume delikat dhe te trazuar pas 21 janarit. A mendoni qe policia - Drejtori i Pergjithshem dhe strukturat e policise - do ta kapercejne kete moment?

Eshte e qarte qe menyra se si do t'i trajtojne keto pergjegjesi do te jete vendimtare. Por mendoj se duhet t'i mbeshtesim. Kjo sigurisht ka qene edhe thelbi i bisedes sime me z.Burgaj. Ka gjithmone nderlikime. Sic e dime, Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe ka oficere policie qe kane baballare, vellezer, djem, apo niper e te aferm qe jane ne PS apo ne PD. Ndaj mendoj se eshte e natyrshme - eshte natyra njerezore - qe hera-heres te gjendesh ne situata te familjes apo te lagjes. Edhe policet jane njerez. Jane njerez te zakonshem. Por, sigurisht, kur ke veshur uniformen, ke nje pergjegjesi te ndryshme qytetare. Eshte nje pergjegjesi qytetare. Mendoj se policia e kupton kete. Duam te jemi mbeshtetes, dhe mendoj qe eshte me rendesi qe njerezit t'i mbeshtesin, teksa perpiqen ta luajne kete rol.

Perpara se te pyes Ambasadorin Uolfarth per standardet, deshiroj te di, Ambasador Arvizu, ju keni udhetuar shume ne Shqiperi. Keni degjuar mbi programet, premtimet dhe ceshtjet. A dini dicka me shume mbi kete fushate zgjedhore dhe cili eshte perceptimi juaj mbi programet e kandidateve?

Kam udhetuar mjaft, sidomos dy muajt e fundit. Ne fakt dua te udhetoj pak me shume, por mendoj qe ne dy javet e ardhshme, nuk eshte ide e keqe te mbaj nje profil me te ulet. Dhe kete do bej. Me duhet te them, teksa udhetoja neper Shqiperi, nga nje vend ne tjetrin, gjithmone largohesha prej andej, pra, kthehesha ne kryeqytet, duke u ndjere me optimist per Shqiperine se sa kur isha nisur mengjesin e asaj dite. Dhe kjo, pavaresisht faktit qe ne disa prej qyteteve dhe fshatrave qe kemi vizituar, eshte e qarte qe kushtet ekonomike nuk jane te mira. E dini, disa prej tyre vuajne. Disa duket se ia dalin me mire se sa te tjeret, por disa nuk po ia dalin aq mire. Megjithate, pavaresisht disa kushteve te veshtira ekonomike, ndihesha me optimist kur kthehesha ne mbremje ne kryeqytet. Pse ndodh kjo? Sepse ndjej qe ne nivelin vendor duket se ka nje prirje me te madhe per te gjetur menyra per te punuar bashke. Jam i sigurt - ne fakt jam absolutisht i bindur, qe njerezit ndihen po aq pasionante per politiken. Kane po aq dallime mes tyre, pergjate vijash, si njerezit ne kryeqytet. Por per nga natyra e te jetuarit jashte Tiranes, ka nje vullnet me te madh, nje nevoje, ne fakt, per te gjetur menyra per te zgjidhur ceshtje vendore.

Do te kete vezhgues nga Shtetet e Bashkuara, Ambasador?

Do te kete amerikane qe sigurisht do te marrin pjese ne misionin e ODIHR, dhe...

Pervec ODIHR-it?

Pres qe te kete. Nuk kam hollesi, por ka nje numer OJQ-sh ne Shtetet e Bashkuara qe vene ne dispozicion sherbimet e tyre per zgjedhjet. Sic e thashe, nuk i di hollesite. Sigurisht, persona ne ambasade kane dale vullnetare per te ndihmuar perpjekjen e vezhguesve vendore. Do te shenoja gjithashtu qe po financojme nje keshilltar te posacem ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, i cili filloi pune keto dite. Por keto jane perpos misionit te ODIHR-it.

Cfare detyre do te kete ky person?

Mendoj se eshte nje person qe ka shume pervoje praktike, ne terren, me zgjedhjet ne rrethana te ndryshme. Sic e ka shpjeguar me kujdes Ambasadori Uollfarth, ne jemi vezhgues; jemi ketu per te ofruar mbeshtetje, rekomandime dhe keshilla. Drejtimin e kane shqiptaret. Une shpresoj qe ky person, i cili ka shume pervoje, nese i kerkohet do te mund te ofroje ide duke u bazuar mbi pervojen e tij tjeterkund, cka mund te ndihmoje per te zgjidhur ceshtje te ndryshme qe mund te dalin.

Ambasador Arvizu, ka nje perceptim ne pergjithesi qe mund te kemi probleme diten e zgjedhjeve nese nje nga palet terheq komisioneret apo terhiqet nga zgjedhjet. Cfare do te ndodhte?

E di qe ka qene problem ne te kaluaren dhe disa njerez jane te shqetesuar qe e kaluara do te jete e tashmja apo e ardhmja. Per arsyet e shprehura ketu, sigurisht shpresojme qe nuk do te ndodhe ashtu, dhe mendoj qe cilido, shqiptaret, nderkombetaret, kane punuar ne perpjekje per te hedhur themelet ne menyre qe njerezit ketu te kene besimin qe institucionet mund ta kryejne punen e tyre. Rekomandimi numer nje i ODIHR-it eshte vullneti politik dhe ka shqetesim te vertete mbi gatishmerine e njerezve qe po e bejne kete per te permbushur mandatin e tyre. Por besoj qe strukturat jane aty. Per te vazhduar pak tek pyetja qe i bete Ambasadorit Uollfarth, pra, qe rezultatet duhet te certifikohen ne fillim. Eshte nje proces me tri shkalle. Jane komisionet zgjedhore, eshte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe pastaj eshte Kolegji Zgjedhor. Ne krah eshte edhe ODIHR-i, i cili do te hartoje dhe nxjerre nje raport bazuar mbi ate qe kane pare gjate gjithe fushates. Pra ka disa faza dhe, perseris, do t'i referohesha disa prej mosmarreveshjeve qe ju preket me heret, lidhur me reklamat e fushates, etj. Mendova se ishte per t'u shenuar qe Kolegji Zgjedhor nuk ra ne nje mendje me vendimin e KQZ-se. Mendoj se eshte nje zhvillim i shendetshem. Tregon nje element te caktuar te kontrollit dhe balancimit, si te thuash, brenda ketij procesi. Askush nuk po thote qe eshte i persosur, por prape, pjeset e nevojshme jane aty qe keto te jene zgjedhje transparente - te tilla, sic thane koleget e mi, ku vullneti i votuesve shqiptare te pasqyrohet ne rezultate. Dhe mendoj kjo eshte ajo per te cilen duhet te punojme.

Ambasador, a do te kete nje deklarate nga SHBA per zgjedhjet? Dhe kur do te ndodhe kjo?

Pres qe te kete shume presion nga media qe te nxirret nje deklarate. Mendoj ka mundesi te ndodhe, por nuk e di me siguri dhe sigurisht qe nuk di kur. Mendoj thjesht do duhet te shohim si do te zhvillohen ngjarjet.

Ambasador, keni bere nje apel disa jave me pare qe kandidatet te dalin perballe njeri-tjetrit perpara kamerave, per debate televizive apo perpara shoqerise civile e publikut per te diskutuar mbi ceshtje e programe konkrete. Deri tani nuk kemi pasur debate, pervec pak prej tyre. Nuk kemi as ne dy zgjedhjet e kaluara nje debat per Tiranen. Cfare mendoni per kete? Keni nje ide te ndryshme apo mendoni qe debatet jane te dobishme?

Mbaj mend qe e thashe gjate nje vizite ne Kukes qe mund te ishte ide e mire per dy kandidatet, per kryebashkiake te Tiranes, ne vecanti, dhe kam sugjeruar programin tuaj si nje nga vendet dhe nje rrjet tjeter rival, te cilin nuk po e permend, ndoshta si vendi tjeter. Sigurisht, eshte ne doren e vete kandidateve dhe partive. E rendesishmja eshte qe te kete nje mjet, nje mekanizem qe a) kandidatet dhe partite te kene mundesi te paraqesin pikepamjet e tyre haptas per votuesit dhe, b) qe votuesit te kene mundesi t'i marrin ato. Pra, eshte nje proces me dy drejtime. E shoh qe po ndodh dhe eshte dicka e mire. Mendoj qe duhet te behen disa pershtatje, dhe kjo eshte dicka qe ndoshta mund ta trajtoje me mire Ambasadori Uollfarth, por e di qe ka pasur njefare problem me natyren e pasqyrimit televiziv te mitingjeve ku partite, per arsye te kuptueshme, duan te kene mundesine te redaktojne filmimet qe iu japin televizioneve. Nga ana tjeter, vete rrjetet duan te kene mundesine te shkojne vete per t'i mbuluar. Nuk me perket mua te them c'duhet bere, por mendoj eshte e pershtatshme te thuhet qe sa me i hapur te jete procesi, sigurisht ne perputhje me kodin zgjedhor, per t'i dhene mundesi votuesve te marrin nje vendim te informuar per kandidatet, sa me shume qe procesi t'i kontribuoje kesaj, aq me mire do te ishte.

Por kemi pasur debate, shume te hapura, dhjete vjet me pare. Ndoshta eshte nje standard i prishur?

Nga pervoja ime ne SHBA, debatet jane pjese e jetes politike, edhe kur kandidon per president shkolle, sic kam bere une. M'u desh te dilja perpara audiences dhe te debatoja - e fitova ne fakt - dhe eshte e qarte qe nuk ka pse te jesh kampion ne debate. Gjithsesi, eshte nje metode qe i ka qendruar kohes dhe e pranuar ne Shtetet e Bashkuara dhe shume vende te tjera. Kjo nuk do te thote domosdoshmerish qe duhet te jete standard edhe ketu. E rendesishme eshte qe votuesit te kene nje mekanizem transparent me ane te te cilit te mund te vleresojne kandidatet dhe pozicionet e tyre dhe te bejne nje zgjedhje te informuar diten e zgjedhjeve.

Kthehemi perseri me 3 ambasadoret...Ambasador Arvizu, dua t'ju bej disa pyetje sensitive. E di qe eshte disi e veshtire per ambasadoret, por dua nje pergjigje te hapur dhe te drejtperdrejte. Cfare mendoni per Kryeministrin Berisha?

Sic e thashe, eshte udheheqesi i zgjedhur demokratikisht i nje aleati te NATO-s. Si ambasador i Shteteve te Bashkuara ketu, eshte shume e rendesishme te vendoset nje marredhenie e ngushte pune edhe kete kemi bere. Kam zhvilluar nje numer bisedash. Mendoj se eshte politikan i zoti. Mendoj se ka qene Kryeminister gjate nje periudhe te rendesishme ne evolucionin demokratik te Shqiperise, tranzicionin e saj politik dhe ndjej se kemi ngritur nje raport te mire, ku mund te jemi te hapur dhe te ndershem ndaj njeri tjetrit dhe nuk mund te kerkoj me shume se kaq.

Por ju permendet fjalen "burre shteti" per Berishen pak dite pas 21 janarit. I qendroni apo keni ndryshuar mendje?

Nese mund ta sqaroja pak pikerisht ate koment, te thene ne nje situate shume specifike dhe lidhur me mjedisin shume te tensionuar pas 21 janarit. Gjerat u permblodhen tek ceshtja e dy mitingjeve dhe, sic dihet, kryeministri, pasi degjoi apelet nga Shtetet e Bashkuara - nga une, nga z.Filip Gordon, nga Kongresmeni Engell dhe Senatori Mark Kirk - vendosi ta anulonte mitingun e tij. Dhe pergjigja ime ndaj kesaj ishte qe ndjeva se vendimi i tij, vendimi i tij per ta bere ishte nje vendim prej burri shteti. Kishte te bente me nje ngjarje specifike dhe, sic e kam thene me pare, i qendroj.

Po per Edi Ramen c'mendoni? C'marredhenie keni?

Mendoj se eshte nje njeri shume energjik. Kemi pasur disa diskutime, disa prej tyre te gjata. E admiroj faktin qe ne shkollim eshte artist. Dukshem eshte nje individ shume pasionant. Do te vereja qe vendimi i tij per te kandiduar per kryebashkiak nderkohe qe eshte kreu i Partise Socialiste, ka qene vendim i debatuar edhe mes mbeshtetesve te tij. Ajo qe kam verejtur vertet eshte energjia, entuziazmi, dhe zelli me te cilin ben fushate si ne Tirane, ashtu edhe anembane vendit per te prezantuar njerezit. Pra, nuk po komentoj vendimin e tij per ta bere kete, por kur mendoj gjithcka qe po ben, mendoj qe ka kuraje. Te shohesh dike te jesh i afte te ndjekesh me ate nivel entuziazmi dhe energjie, me nje fjale te besh punen e dy njerezve do te ishte shume t'ia kerkoje nje personi. Thjesht kandidimi per kryebashkiak apo thjesht prezantimi i kandidateve anembane vendit. Eshte mbreselenese.

Eshte e vertete qe keni nje marredhenie te veshtire?

Nuk do ta karakterizoja aspak ashtu. Kemi pasur disa biseda te veshtira, por mendoj se e rendesishmja eshte qe edhe kemi, ashtu si marredhenia me kryeministrin, ndertuar nje marredhenie qe ka ne baze te qenurit te hapur dhe te cilter. Flasim ne telefon, shkembejme "sms", kemi nje linje te hapur komunikimi. Nuk jemi gjithmone ne nje mendje as me kryeministrin nuk jemi gjithmone ne nje mendje ndihem shume mire dhe i kenaqur me te dyja marredheniet.

Ambasador Arvizu, per t'u kthyer tek diskutimi i Ambasadorit Uollfarth mbi dialogun, pse kemi kaq shume veshtiresi per te pasur dialog te vertete dy vitet e fundit dhe cfare mund te bejme per te pasur dialog te vertete?

Do te doja ta kisha pergjigjen per kete pyetje. Eshte nje pyetje shume me vend dhe meriton nje pergjigje te mire por kam frike se mund te mos jem ne gjendje ta jap. Mendoj qe e kuptoni nga pergjigjet e te treve ne qe kemi shume respekt per keta dy zoterinj. Mendoj askush nuk ve ne dyshim perkushtimin, pasionin, apo pershtatshmerine e tyre, por mendoj qe politikanet, nga natyra, kane vullnet te forte. Por te mos e kishin kete cilesi, ndoshta do te kishin zgjedhur profesion tjeter dhe hera-heres kjo con ne ngurtesi pikepamjesh. Jam duke mesuar qe ketu ne Shqiperi, leshimi, cka perben natyren e kompromisit, mund te interpretohet si shenje dobesie, dhe mbeshtetesit rrotull te thone, 'Mos bej leshime!' Pra, ka shume arsye qe mund te kontribuojne ne kete lloj ngerci. Une thjesht shpresoj qe me kalimin e kohes, teksa udheheqesit reflektojne mbi drejtimin kah eshte orientuar vendi i tyre, qe ata dhe mbeshtetesit e tyre - jo thjesht dy njerez - qe njerezit qe kane autoritet vendimmarres do t'ia riperkushtojne veten gjetjes se emeruesit te perbashket. Ai ekziston ketu. S'ka nevoje te krahasohet Shqiperia me ndonje vend tjeter, por, ne shume pjese te botes, ka vende qe behen copash nga dallimet fetare, dallimet etnike, pjese te ndryshme te nje vendi, per kete apo per ate eshte mbreselenese qe kjo thuajse nuk ekziston ketu. Dhe kjo eshte dicka e mire. Thjesht nevojitet qe t'ia riperkushtojne veten sherbimit te vendit dhe popullit te tij.

Mendoj qe kjo do te jete e veshtire. Por, dua t'ju pyes, cila do te jete axhenda juaj per daten 8 maj?

Sapo po flisja per kete me koleget e mi. Nese mund te shtoj, kam nje problem disi te ndryshem nga Ambasadori Sekui une kam dy televizore dhe kur shkoj ne shtepi, edhe pse nuk kuptoj shqip, automatikisht ndez televizorin dhe kaloj neper stacionet e ndryshme. Blekberrin e kam gjithmone prane dhe mendoj hera-heres i bezdis ndihmesin tim politik dhe ndihmesin e marredhenieve publike, sepse iu dergoj lloj-lloj e-mail-esh dhe ata ndihen te detyruar te me pergjigjen. Duhet t'i le rehat. Kane familjet e tyre. Por, jam shume i interesuar per kete rezultat, sepse e dua shume politiken dhe, perseris, eshte gjaku i cdo demokracie, si ne SHBA ashtu edhe ne Shqiperi. Ne 8 maj, meqenese jane zgjedhje vendore, po te mundet, do te dua te kaloj te pakten nje pjese te asaj dite jashte kryeqytetit. Ndoshta nuk duhet te largohem shume. U kenaqa shume ne viziten ne Lushnje dhe ndjej sikur dua te kthehem prape atje por ndoshta nuk duhet te largohem aq shume. Ndoshta duhet te shkoj ne Kavaje apo dicka te perafert. Por, edhe ne Tirane ka zgjedhje vendore. Votuesit do zgjedhin kandidatet per 'mini-bashkite' etj. Nje pjese te dites do ta kaloj ne kryeqytet, por do te perpiqem qe nje pjese te jem jashte tij.

Ambasador, kam pare qe jeni shume aktiv te televizion dhe qe keni udhetuar anekend Shqiperise gjate javeve apo muajve qe keni qene ketu. Eshte stili juaj i punes apo e keni zgjedhur per shkak te situates?

Ambasadori Uidhers me pati thene, 'Kur te arrish ne Shqiperi, do perjetosh dicka qe nuk e ke perjetuar kurre me pare dhe ndoshta nuk do ta perjetosh prape'. Kishte plotesisht te drejte. Duhet te them qe ngjarjet e 21 janarit, ngjarjet e tmerrshme te 21 janarit, ndryshuan shume gjera per mua. Kuptueshem ishte nje dite e tmerrshme per vendin. Kater vete u qelluan dhe u vrane, humben jeten nje numer njerezish u lenduan, perfshi police. Per mendimin tim, e gjithe kjo e panevojshme, nuk kishte pse te ndodhte. Njerezit ne ate kohe ne fakt, nese mund ta them me 21 janar, ky zoteria ketu ishte ne dhomen time te ndenjes. Kishim drekuar dhe vendosem te shihnim televizor dhe me duket iku ne oren 9 te mbremjes. Bashkerenduam me Ambasadorin Sekui per nje deklarate te perbashket nga tri organizatat tona. Ishte nje dite e tmerrshme per vendin, nje dite nga e cila, ta them sinqerisht, vendi ende duhet te punoje ta marre veten. Ndihesha sikur duhet te beja nje zgjedhje. Njerezit me thonin qe Shtetet e Bashkuara kane nje pozite te jashtezakonshme ketu dhe qe, 'Ju, si perfaqesuesi personal i Presidentit, kjo eshte e rendesishme te mbahet mend kur jam ketu jam Arvizu. Por Arvizu nuk eshte asgje. Por Ambasadori Amerikan eshte dicka tjeter.

Eshte ambasadori amerikan...?

Une jam ambasadori amerikan. Dhe ndihesha se duhet te beja nje zgjedhje. Mund te zgjidhja rrugen e sigurt dhe konservatore dhe te thoja ato qe duhej, por te mos isha aq aktiv, ose mund te shfrytezoja rrethanat thuajse unike qe ekzistojne ketu ne perpjekje per te bere thirrje per qetesi, per te bere thirrje per nje rikthim te nje lloj qetesie. Kjo mbart risk. Me kane inkurajuar shume pergjigjet pozitive qe kam marre. Megjithese ka pasur disa njerez qe e kane kritikuar kete dhe kane thene, 'Kush mendon se je ti qe marshon andej-kendej ne kete vend?' Eshte nje pikepamje legjitime. Por, dua t'i siguroj njerezit ne kete vend qe ishte nje vendim i ndergjegjshem qe mora, bazuar mbi vleresimin tim, bazuar mbi ate qe me kane treguar njerezit, dhe e rendesishme eshte qe qellimet jane gjithmone te mira. Ndjej se ajo qe kam bere ka cuar ne nje reflektim te mire per vendin tim dhe popullin tim dhe kjo, ne menyre modeste, mund te kontribuoje per te qetesuar situaten ketu per te miren e vendit ne teresi.

Cila eshte pika me e rendesishme apo me sensitive e axhendes tuaj ne Shqiperi?

Iu referuat me heret. Lidhur me perceptimin qe une jam ne nje krah dhe paraardhesi im ishte ne krahun tjeter. Mendoj se eshte nje fenomen i pafat ne kete vend. Eshte dicka qe une e njoh dhe ka disa dite kur me zhgenjen, sepse nuk mendoj se eshte e drejte, dhe nuk mendoj as se ka qene e drejte ndaj Ambasadorit Uidhers. Gjithsesi, nuk jam ketu per t'u ankuar. Jam ketu per te punuar, ne perpjekje per te promovuar mirekuptim me te mire, per te promovuar vlerat amerikane ne vendin qe e dua aq shume te mirat e tij. Ndaj, hera-heres fillon te me vije keq per veten apo te mendoj, "Qenka veshtire ketu," por, e dini cfare, ka aq shume njerez qe do te donin te ishin ne vendin tim. Ndaj, eshte vertet nje sfide, por eshte nje nder te zgjohesh cdo dite dhe te besh ate qe bej une. Thjesht shpresoj se mund ta bej disi me mire, disi me efektshem ne te ardhmen.

Ne fillim duhet te pranojme rezultatin e zgjedhjeve. Pyetja e fundit per ju, duke filluar me Ambasadorin Uollfarth. Cili eshte mesazhi juaj per votuesit shqiptare per 8 majin?

Nese mundem, e permenda kete edhe kur shkuam ne Vlore. Te dielen ne mbremje, pata privilegjin dhe nderin te isha per darke me nje thesar te gjalle kombetar, shkrimtarin Ismail Kadare. I tregova qe do te ishim ne Vlore diten tjeter per t'u takuar me studente. E pyeta, "Cili mesazh apo teme mendoni se ka me shume rendesi te percillet?" dhe ai me tha, "Eshte mesazhi i shpreses. Jepu shprese." Ndaj, megjithese kam folur per kete, mendoj se ka vlere per te gjithe shqiptaret. Shiheni kete si nje shans dhe jini optimiste. Sigurisht, ka pasur probleme ne te kaluaren. Ndoshta do te kete disa edhe kete here. Por e gjitha kjo eshte pjese e pjesemarrjes aktive te qytetareve ne ceshtjet, ne jeten e vendit te tyre. Njerezit nuk duhet te kene frike nuk duhet te jete shkak per frike apo ankth. Duhet te kete vend per shprese dhe optimizem sepse e ardhmja me to ka te beje.

Udhetimet do te vazhdojne? Udhetimet politike? Udhetimet zgjedhore?

Shpresoj qe pas 8 majit do te kete me shume udhetime kulturore, sepse kete e pres vertet me shume kenaqesi.

Uollfarth: 8 Maji, palet te pranojne rezultatin, certifikohet nga KQZ

Intervista/Ambasadori i OSBE ne Tirane, ne emisionin "Opinion" flet per zgjedhjet ne Shqiperi, rolin e lidereve ne keto zgjedhje, marredheniet me Berishen dhe Ramen, dhe masat per arritjen e standardeve ne keto zgjedhje

Ambasadori i OSBE ne Tirane, Eugen Uollfarth, ne nje interviste per emisionin "Opinion" ne Tv Klan eshte shprehur se ne Shqiperi duket te zhvillohen zgjedhjet sipas standardeve nderkombetare, zgjedhjet te zhvillohen sipas parimit 'nje njeri nje vote' dhe pas kesaj, duhet te respektohen standardet. Ai ka nenvizuar faktin se keto zgjedhje do te monitorohen nga shume vezhgues, nderkohe qe ka folur dhe per marredheniet me Berishen dhe Ramen, mundesine e dialogut mes tyre, duke u shprehur kategorikisht kunder qendrimit bllokues te opozites permes bojkotit dhe grevave.

Ambasadori Uollfarth, eshte hera e pare qe ambasadoret jane kaq aktive ne nje fushate zgjedhore. Pse pikerisht ne keto zgjedhje?

Sepse keto zgjedhje kane rendesi. Ne tani jemi para zgjedhjeve vendore te 8 Majit dhe ceshtja qendron te stabilizimi i kesaj demokracie ende te re. Demokracia ne kete vend ka nje histori 20-vjecare, me te perpjetat dhe te tatepjetat e veta. Ne jemi te bashkuar per te ndihmuar shqiptaret qe te gjejne nje rruge edhe me te mire per Shqiperine, ne ndertimin e demokracise. Dhe kjo eshte edhe ajo qe na bashkon. Pikesepari, duke pasur prejardhje dhe formime te ndryshme, por duke qene njekohesisht te bashkuar, kemi nje perfaqesues te nje kombi te madh, model i nje demokracie shume te hershme, nje perfaqesues te nje organizate te madhe prej shume kombesh, apo thene ndryshe, nje bashkim i shume shteteve, Bashkimi Evropian, ne te cilin Shqiperia aspiron te hyje, dhe OSBE-ne. Shqiperia ka ndermarre disa angazhime te qarta ne lidhje me OSBE-ne dhe Prezenca jone ne Shqiperi eshte ketu per t'i mbeshtetur shqiptaret per te gjetur rrugen me te mire per t'i permbushur keto angazhime sa me shpejt qe te jete e mundur.

Por Ambasador Uollfarth, pas deklaratave tuaja, jo vetem deklaratat e bera nga ambasadoret, por edhe nga Bashkimi Evropian, nga diplomate te Departamentit te Shtetit, apo te tjere, qe te dyja palet ne Shqiperi, si opozita ashtu edhe shumica mendojne apo i interpretojne ato si mbeshtetje secili per veten e vet. A mund te jeni me te qarte me mesazhet tuaja apo njerezit i keqkuptojne mesazhet tuaja ketu?

Nuk besoj se ka keqkuptime. Perkundrazi. Ne qofte se ata gjejne mbeshtetje ne ate qe ne bejme, kjo eshte gje e mire, sepse demokracia ka nevoje per alternativa. Ka nevoje per oferta te mira, ka nevoje per programe te mira e ka nevoje edhe per argumente te mira. Dhe ne fakt, ka shume prej ketyre ne kete fushate te zgjedhjeve vendore dhe kjo eshte shume konstruktive. Kjo na jep shprese neve dhe shpresojme t'i jape shprese edhe popullit shqiptar qe te shpresoje per zhvillime me te mira, per nje te ardhme me te mire.

Kjo eshte fushata e pare qe ju ndiqni ne Shqiperi. Duke e krahasuar me fushatat e tjera qe ju keni ndjekur ne Kosove dhe ne vende te tjera, cfare mendoni per fushaten ketu?

Pikesepari, admiroj guximin e kandidateve. Kur ata dalin me programe dhe i prezantojne ato qe nga viti 2009 ne nje mjedis mjaft dinamik, pergjithesisht e bejne kete ne nje menyre shume te mire dhe te civilizuar dhe une besoj se kjo vertet duhet pergezuar. Eshte shume gje e mire. Shqiperia eshte nje vend sovran qe vitin e ardhshem feston 100-vjetorin e pavaresise, eshte bere mjaft progres dhe kjo eshte e dukshme. Une nuk shoh se mungon ndonje element. Ndoshta mungon pak durimi...

Por vetem nje e katerta e historise se pavaresise sone ka qene histori e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme...?

Por ju keni perparesine se keni shume shembuj te mire perreth, sigurisht qe varet nga i hidhni syte. Pra, si vend, Shqiperia nuk ka pse te kete frike nga krahasimi ne kete moment. Ceshtja qendron tek vullneti i mire dhe ky eshte ndoshta nje element qe une do te doja ta shihja me shume. Vullneti i mire politik per t'i bere gjerat sic duhet, per t'i bere gjerat me frymen e te ndihmuarit te demokracise qe ajo te funksionoje vertet, per te rritur besimin dhe me deshiren per ta hedhur cdo hap ne interesin e pergjithshem te te pasurit te nje procesit te rregullt, sidomos tani ne rastin e zgjedhjeve. Kjo eshte vertet dicka, ku une, sic e kam thene edhe me perpara, do te doja te shihja me shume. Ne Kuvend u mbajt nje tavoline e rrumbullaket, nje nisme shume e mire per te nxitur vullnetin e mire politik. Cfare eshte vullneti politik? Vullnet politik do te thote qe kur te gjitha kampet bien dakord qe t'i bejne gjerat sic duhet, atehere nuk eshte nevoja per ligje apo rregullore shume specifike, zhvillohet nje proces i rregullt sa i takon fushates, zhvillohet nje proces i rregullt diten e zgjedhjeve, numerimi behet i rregullt, dhe kemi nje reagim te qyteteruar nga fituesi, qe eshte edhe pjesa e lehte, dhe pjesa tjeter pastaj e veshtire, humbesi pranon humbjen. E gjitha kjo ka nevoje per nje vullnet te mire dhe le te shpresojme qe ai vullnet i mire qe une e shoh qe tani do te rritet dhe qe t'i beje keto zgjedhje shume te mira dhe te suksesshme.

Por edhe pas 20 vjeteve zgjedhjesh te lira ne Shqiperi, ambasador, nuk ka ndodhur kurre ne zgjedhjet e kaluara qe partite politike te kene pranuar rezultatet. Humbesit jane ankuar cdo here per rezultatet. Pse e kane kaq problem? Eshte problemi yne, sigurisht, por...

Padyshim, nuk eshte modeli qe duhet te vazhdohet te ndiqet. Pikerisht ketu do te doja qe gjerat te mos vazhdonin si kane qene dhe rezultati te pranohet, sigurisht, pas nje procesi te rregullt. Kjo eshte pjese e vullnetit politik qe une sapo u perpoqa ta pershkruaja. Kur pranon rregullat e lojes, duhet t'i respektosh ato. Rregullat jane edhe ne duart e zgjedhesve, sidomos ne vendimin qe ata marrin per ta hedhur voten e tyre ne diten e zgjedhjeve. Eshte e rendesishme qe vota e tyre te numerohet sic duhet, dhe pastaj, me vullnetin e mire, te pranohet. Tani ne keto zgjedhje vendore, kemi shume zgjedhje qe behen ne te njejten kohe, sepse behen ne gjithe vendin per zgjedhjen e kryetareve te bashkive dhe komunave, por zgjidhen edhe keshillat e tyre, keshtu qe jane te shumte ata njerez qe do te duhet ta kene kete vullnet te mire e te pranojne rezultatet. Disa prej tyre do te rizgjidhen, disa do te zgjidhen per here te pare, disa nuk do te rizgjidhen, dhe ata te gjithe duhet te kene guximin, vullnetin e mire dhe disiplinen per ta pranuar vendimin e zgjedhesve.

Dhe a mendoni se kjo gje mund te ndryshoje?

Kjo eshte dicka qe mund te arrihet. Zgjedhjet deri tani kane pasur ato ulje-ngritjet e tyre gjate historise, eshte e vertete, por keto zgjedhje vijne pas krijimit te nje regjistri te ri te gjendjes civile, nje sistemi te ri adresash, pas pajisjes me karta dhe pasaporta biometrike. Pra, keto zgjedhje do te mbahen mbi baza shume te shendosha dhe me te sigurta. Madje, edhe kjo, meqe ra fjala, eshte rezultat i nje pune te perbashket, sepse nevojitej nje bashkepunim midis nivelit qendror dhe atij vendor dhe ka pasur shume sy, nga te dyja palet, qe e kane kontrolluar kete proces, dhe une uroj qe kjo fryme bashkepunimi te vazhdoje. Ka pasur deshire per te bashkepunuar, por sic e thashe, kjo eshte pjese e vullnetit politik per t'i ndare ceshtjet partiake nga ceshtjet me interes te pergjithshem, per te cuar Shqiperine perpara, per ta cuar drejt nje demokracie edhe me te stabilizuar dhe drejt nje vendi me te pershtatshem per jeten e perditshme te qytetareve te tij.

Ambasador Uollfarth, ne kemi pasur shume probleme dhe diskutime midis qeverise dhe opozites rreth Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ata donin ta ndryshonin perberjen e tij dhe reagimi i OSBE-se dhe i disa institucioneve te tjera ka qene se nuk kishte kohe te mjaftueshme per ta ndryshuar KQZ-ne. Mos ka qene ky nje gabim i bere nga ju?

E rendesishme eshte qe tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte serish i plote, sepse anetaret e propozuar nga opozita qe kishin nderprere pjesemarrjen e tyre ne Komision duke filluar nga muaji janar, tani jane rikthyer. Kjo eshte shume e rendesishme sepse rrit transparencen e vendimmarrjes dhe ne nuk mendojme se eshte mire qe kali te nderrohet gjate gares. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte nje organ teknik dhe duhet te beje nje pune teknike.

Ata thone se ai eshte nje organ politik...?

Ata jane plotesisht te lire ta thone kete, por nga kendveshtrimi yne ai eshte nje organ teknik dhe ka nevoje per kontributin e gjithe kampeve. Sipas Kodit Zgjedhor, kater anetaret propozohen nga qeveria, tre nga opozita, dhe te gjithe punojne per te gjetur zgjidhjet me te mira. Me Kodet e meparshme zgjedhore ka qene ndryshe, ka pasur nje rol shume me te forte te Presidentit, por qe t'i kthehemi situates se sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i eshte rikthyer normalitetit, ne kuptimin qe gjithe anetaret e tij marrin pjese ne te. Edhe per ta sigurisht, vullneti i mire per te bashkepunuar dhe per te gjetur zgjidhe te mira teknike eshte shume e rendesishme dhe eshte ceshtje teknikaliteti kur vjen fjala te permbajtja e fleteve te votimit, numri i votuesve te regjistruar ne nje qender votimi, kontrolli i numrit dhe vendndodhjes se qendrave te votimit qe sa here qe eshte e mundur qendrat te jene ne vende publike dhe keshtu me radhe. Keto jane te gjithe gjera teknike dhe kur ekziston nje mjedis politik dinamik kjo sigurisht qe ndikon ne vendimmarrje dhe kjo eshte ajo qe pame dhe prandaj pati nje nderprerje prej disa javesh, kur KQZ-se iu desh te vazhdonte pa mbeshtetjen e anetareve te propozuar nga opozita. Sigurisht, eshte nje komision i nivelit qendror, por ndoshta duhet te qartesojme, gjithashtu, se aty nuk ka nje pale te qarte qeveritare dhe nje pale opozitare. Zgjedhjet qe po vijne jane zgjedhje vendore dhe kemi nje perzierje. Kemi sigurisht qeveri vendore ne shume vende qe nuk i perkasin patjeter te njejtave parti politike ne nivel kombetar. Pra, kemi nje tablo te perzier, dhe ata punojne per te gjithe, pavaresisht perkatesive te tyre politike. Kjo pune teknike duhet te kryhet ne nje menyre sa me profesionale dhe per te gjithe, pa dallime. Nje nga gjerat kyc ne mandatin OSBE-se eshte qe te mbeshtesim qeverine, institucionet ne ndertimin e shtetit te se drejtes dhe KQZ-ja, sigurisht, eshte nje institucion shteteror dhe si i tille ai duhet te funksionoje ne menyre neutrale dhe te qete me bashkepunimin e gjithe anetareve te tij ne detyre. Per fat te keq nuk e kemi pare te ndodhe kjo gje pa nderprerje. Tani, serish, ky komision i eshte rikthyer me shume normalitetit.

A keni besim te ky komision, Ambasadori Uollfarth?

KQZ-ja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe Shqiperia ka, eshte i vetmi komision per zgjedhjet, keshtu qe nuk ka mundesi zgjedhjeje. Ne ofrojme keshilla, sa here qe nevojitet, per te ecur perpara me hapat teknike. Gjithcka tjeter i perket politikes, por kjo u takon qytetareve te vendosin nese e besojne apo jo.

Problemi eshte se para disa ditesh ky komision bllokoi transmetimin e dy spoteve te Partise Socialiste per dy dite. Ishte nje vendim nje palesh nga ky kendveshtrim?

Kjo eshte nje analize qe duhet bere nga ekspertet. Ndoshta ka pasur ndonje gabim, por nuk me takon mua te komentoj. Kur vjen fjala te spotet, partite jane plotesisht te lira te dergojne ate qe dergojne, por sa me shume permbajtje qe te kene, sa me shume argumente te prezantohen, aq me mire eshte.

Ambasadori Uollfarth, ju keni folur shume here per shoqerine civile. A mendoni vertet se shoqeria civile e Shqiperise mund te marre nje pergjegjesi ne keto zgjedhje?

Po. Per shembull, per te diskutuar argumentet, sugjerimet e paraqitura ne programet e kandidateve, duke ofruar keshillat dhe opinionet e tyre per t'i ndihmuar qytetaret qe te marrin nje vendim. Ka shpesh edhe ne media diskutime shume te mira publike dhe mua do te me pelqente te kishte me shume diskutime te tilla ne te ardhmen. Pervec kandidateve dhe partive qe prezantojne programet e tyre, do te ishte mire qe te kishim edhe opinionin e medias dhe te shoqerise civile, madje edhe me sugjerime per zgjedhjet e ardhshme. Pra, ekziston nje hapesire shume e rendesishme, qe ketu nuk eshte bosh, por qe mund te mbushej ne nje menyre shume me teper krijuese.

Ne Shqiperi ekziston perceptimi se shoqeria civile eshte e ndare ne dy pjese, njera qe mbeshtet te majten dhe tjetra te djathten. A mendoni se kemi vertet nje shoqeri civile qe mund te jete ne nivelin e partive?

Edhe nje here, mbeshtetja e shoqerise civile eshte pjese e mandatit tone, qe do te thote nje diskutim shumengjyresh, keshtu qe une shpresoj qe shoqeria civile ne syte e publikut te mos jete e ndare ne dy, por ne shume pjese, ne menyre qe te ofroje ate diskutim te gjalle e te civilizuar duke dhene propozime te mira per ta cuar vendin perpara ne menyra edhe me te mira. Prandaj edhe keshilla e shoqerise civile eshte e nevojshme per sa kohe ajo e ben kete ne menyre neutrale. Keshillat, deshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›