E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Çmimi i biletave nuk ndryshon

Ndërsa katër ditë më parë, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, hodhi poshtë mundësinë e rritjes së çmimit të biletave për shërbimin urban në kryeqytet, sot kjo ide përforcohet.

Në një konferencë për shtyp, zëdhenësja e Bashkisë Tiranë, Anila Bisha, hedh poshtë të gjitha spekulimet lidhur me çmimin e biletës.

Bashkia e Tiranës bën me dije se për linjat urbane të qytetit të Tiranës, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë rritje të çmimit të biletës në mënyrë arbitrare. Asnjë operator që operon në linjat urbane të qytetit të Tiranës, nuk mund të ndryshojë çmimin e biletës në mënyrë të njëanshme.

Ndër të tjera, citohet se nëqoftëse do të ketë një shkelje, atëherë çdo vendim i tillë, do të çojë në marrjen e masave penalizuese deri në anullimin e kontratës së operatorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›