E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behgjet Pacolli: Gana e ka njohur Kosovën

Zyra e zëvendës kryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli njoftoi sot se Republika e Ganës e ka njohur Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, vendimi për njohje i është përcjellë zyrtarisht Pacollit nga ana e Ministrit të jashtëm të Ganës, Ahlaji Muhamad Mumuni.

Pacolli është shprehur i lumtur për këtë njohje, pasi Gana ishte njëri nga shtetet më të vështira të Afrikës, për shkak se ndikimi i fqinjëve tanë verior, ishte i madh.

Më tej, ai ka theksuar se në dhjetor të vitit të kaluar, në Nju Jork, është takuar me presidentin e këtij vendi, Xhon Ata Mills, ndërsa ka pasur takime edhe me Ministrin e jashtëm, Alhaji Muhamad Mumuni.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se është optimist se njohjet për Kosovën do të vazhdojnë të vijnë.

Gana është shteti i 86, që e ka njohur Republikën e Kosovës.(rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›