Polonia: Pas statusit, integrim Shqipërisë në BE

Këtë e ka theksuar sot në Tiranë, ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, gjatë një takimi që zhvilloi me homologun shqiptar, Edmond Haxhinasto.
Ai shtoi se "Polonia, gjatë Presidencës së saj, është e vendosur për ta çuar deri në fund proçesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor". Lidhur me integrimin evropian të Shqipërisë, kryediplomati polak nënvizoi se "që kjo të realizohet ju duhet të keni një unitet kombëtar dhe një konsensus për këtë proces të rëndësishëm në integrimin evropian".
Sikorski tha gjithashtu se plotësimi i kritereve dhe kushteve për t'u bashkuar në familjen e madhe evropiane, kërkojnë uljen e temperaturës politike dhe bashkëpunimin mes palëve.
Duke u ndalur në zgjedhjet vendore të 8 majit, shefi i diplomacisë polake tha se "gëzohemi shumë që ODIHR-i po i ndjek me shumë vëmendje zgjedhjet dhe deri tani nuk ka asnjë vërejtje thelbësore për procesin". Nga ana e tij, Haxhinasto, i bëri të ditur se "z. Sikorski më ka siguruar për vazhdimin e mbështetjes së plotë për Shqipërinë gjatë Presidencës polake të BE-së".
"Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme të 8 majit është gjithashtu një garanci tjetër që procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, të ecë me një shpejtësi të re edhe për këtë kemi marrë mirëkuptimin e ministrit Sikorski", deklaroi Haxhinasto.
Kujtojmë se Polonia merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian më 1 korrik. /S.Lleshi/Start/
2011-05-12 17:16