E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik droge me autobus, dosja e shoferit shkon ne gjykate

Trafiku i droges me autobusin e linjes Sarande-Athine do te gjykohet nga Krimet e Renda. Prokuroria mbyll hetimet dhe i dergon dosjen me nje te pandehur gjykates, me qellim hedhjen e shortit elektronik dhe nisjen e procesit. Burime zyrtare nga organi i akuzes thane dje, per gazeten "KJ", se per kete ceshtje eshte arrestuar vitin e kaluar ne flagrance i pandehuri Rikard Murtaj, 36 vjec, nga Saranda, qe akuzohet per vepren penale te "trafikut te lendeve narkotike", per 118 kg marijuane qe u gjet ne autobusin e linjes. Policia e Gjirokastres organizoi operacionin e koduar "Stuhia e Detit" ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda. Murtaj, sipas hetuesve, ishte njekohesisht edhe drejtuesi i autobusit dhe eshte kapur ne piken kufitare te Kakavijes, ne Gjirokaster. Sasia e droges ishte e ndare dhe ambalazhuar ne 14 thase plasmasi ngjyre te zeze dhe kishte destinacion Greqine. Nje kontroll i ushtruar ne autobusin me targa SR5646A, i cili drejtohej nga Rikard Murtaj, coi ne arrestimin e ketij te fundit me 8 maj te vitit te kaluar, pasi ne brendesi te automjetit u gjet sasia prej 118 kg lende narkotike. Sipas hetimeve, mjeti ishte prone e Shoqerise se Udhetareve "Parma Saralb" dhe transportonte 19 pasagjere.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›