E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Te perndjekurit, te vleresohen sic duhet"

Presidenti i Republikes Bamir Topi, beri apel dje qe ish te perndjekurit dhe te denuarit politike, te vleresohen dhe kujtohen per ngjarjet e dhimbshme qe nuk do te perseriten me. Ne nje vizite, ne Muzeun Historik Kombetar, ne pavijonin kushtuar viktimave, te denuarve dhe te perndjekurve nga regjimi diktatorial komunist, kreu i shtetit tha se duhet te behet c'eshte e mundur, per kete shtrese te shoqerise. "Apeli eshte qe te kete vleresim sinjifikativ, jo vetem per periudhen qe kaluan te perndjekurit politike, por per te mbeshtetur me te gjitha menyrat, integrimin e tyre te plote ne shoqeri, ne institucione, ne jeten akademike, por besoj dhe ne ate qe ata e kane pasur gjithmone, per te qene pjese krenare e shoqerise se re qe ne ndertojme sot", u shpreh Presidenti. Sipas tij, cdo dite, te perndjekurit politike po shikojne se ka nje vemendje tjeter te shtuar, por asnjehere nuk mund te rikuperohen ato, qe kane hequr dhe kane pesuar ne kurrizin e tyre. Gjate vizites ne muzeun kombetar, kreu i shtetit u shpreh se dokumentet dhe informacionet per kete shtrese te shoqerise, mund te futen ne nje muze te posacem ne menyre qe asnjehere te mos ikin nga memoria e Shqiperise. "Jane shume te dhimbshme, eshte e dhimbshme po te shikosh qe ka dekrete te vitit 1990, per denime te kalimit te paligjshem te kufirit dhe perfytyroni qe brenda nje periudhe tetembedhjete vjecare Shqiperia, eshte nje vend i hapur dhe cdo dite ne jemi prane atij momenti te madh, kur shqiptaret do te levizin pa vize ne bote, ne te cilen ne jemi pjese integrale", theksoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›