Miqësoret para botërorit, fitojnë Anglia dhe Brazili

Anglia dhe Brazili, te cilat jane renditur mes favoriteve per te fituar Boterorin 2010 kane mbyllur me fitore miqesoret e tyre te fundit, përpara finaleve te kompeticionit me te rendesishem te futbollit, qe do te nise kete te premte.
Skuadra e drejtuar nga Fabio Kapelo ka mundur 3-0 skuadren lokale Platinum Stars.
Defoe do te kalonte Angline ne avantazh vetem kater minuta nga nisja e takimit, ndersa ne pjesen e dyte Joe Cole dhe Wayne Rooney do te shenonin dhe dy golat qe do te vulosnin fitoren e anglezeve, qe ndeshjen e pare ne Boterorin 2010 do ta luajne ne daten 12 qershor kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Edhe Brazili ka mbyllur me fitore turin e miqesoreve ne Afrike, duke mundur thellësisht 5-1 Tanzanine ne fushen e kësaj te fundit. Pjesa e pare e takimit do te mbyllej me fitoren 2-0 te skuadres se Karlos Dunga, fale dy golave te Robinjos.
Me rikthimin ne fushe per pjesen e dyte brazilianet do te shenonin dhe dy gola te tjere ne fillim me Ramirez dhe me pas me Rikardo Kaka.
Tanzania do te ngushtonte shifrat e rezultatit me Zhabir Aziz, përpara se Ramirez te shenonte dhe golin e peste per pese here kampionet e Botes, qe ne finalet e Kupes se Botes do te luajne ne grupin G, bashke me Portugaline, Bregun e Fildishte dhe Korene e Veriut.
Nertan Prifti