E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Bashkëpunim me Kroacinë për integrimin

Kreu i Shtetit priti sot, në një takim, Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Tomislav Karamarko, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

"Objektivat e përbashkëta të dy vendeve partnere dhe aleate tashmë në NATO e bëjnë të domosdoshëm shkëmbimin e përvojës, si dhe mbështetjen e ndërsjellë në përmbushjen e objektivave strategjikë të dy vendeve tona, për anëtarësim në BE", tha Presidenti Topi. Ai nënvizoi faktin se "nëpërmjet bashkëpunimit intensiv për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm do të lehtësohej edhe lëvizja e lirë e njerëzve".

"Lëvizja e lirë mes dy vendeve do të nxiste kontaktet mes popujve tanë, si dhe do t’i japë më shumë shtytje intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e turistik", tha Presidenti Topi. Ndërsa, Ministri i Brendshëm kroat, Karamarko kërkoi bashkëpunim më të ngushtë të ekspertëve dhe shkëmbimit të përvojës reciproke në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe trafikimit.

Ai shprehu bindjen se "bashkëpunimi mes strukturave përkatëse të policisë, shërbimeve të sigurisë dhe atyre informative do të mundësojë ndërmarrjen e veprimeve konkrete operative".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›