E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga policit të burgut, u jepte drogë të burgosurve

"Sipas informacioneve të marra në rrugë operative, 31vjeçari Ilir Sofka, lindur në Kukës dhe banues në lagjen numër 8 të qytetit të Durrësit, shfrytëzonte pozicionin e tij si punonjës policie në burgun e Rrogozhinës për shitjen e lëndëve narkotike në mjediset e këtij burgu”, thanë burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut Durrës.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjetën 3.40 gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, 3.35 gram canabis sativa dhe 9 mijë lek, që u sekuestruan si provë materiale. Mësohet se, hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›