Fino e Toci Per rruget dhe reagimet vendosin forumet
Reagimi i Partise Socialiste ndaj vendimit te Kolegjit Zgjedhor per ceshtjen e Tiranes apo per zgjidhjen e saj juridike ne teresi mbetet ende nje moment i paqarte dhe i paformalizuar si vendim politik. Deri me tani grupi parlamentar i PS-se ka zhvendosur perkohesisht angazhimin e vet te protestave te nisura para Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne pritje te vendimit te Kolegjit Zgjedhor nje levizje qe ka prishur ritmin e reagimit politik te diktuar nga forca e levizjeve te rruges. Gjithsesi nisur edhe nga pervoja e selise roze pas vitit 2009 dhe produktit te protestave te nisura pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare duket se rruga e reagimit qytetar po vendos dilema te reja ne kampin roze. Mbi te gjitha mbetet e qarte se cfaredolloj vendimi te merret nga Kolegji Zgjedhor alternativat e selise roze dilemat dhe pakenaqesite brenda saj do te duhet te zgjidhen ne piken e adoptimit ose heqjes dore nga protestat.
Bashkim FinoNe e kemi shprehur edhe me heret qe do te respektojme rrugen ligjore dhe institucionet qe i kemi ndertuar vete. Kjo eshte edhe arsyeja e qetesise se tanishme te Partise Socialiste. Per me tej do te jene forumet e saj grupi parlamentar dhe Asambleja e Pergjithshme qe do te vendosin dhe diskutojne sa u perket veprimeve qe do te duhet te ndermerren. Personalisht mendoj se protestat jane nje rruge e mundshme per te kundershtuar dhe reaguar ndaj asaj qe po ndodh por sic edhe nenvizova me lart forumet e partise jane ato qe do te gjykojne dhe vendosin me me qetesi per kete ceshtje.
Fatmir TociSic edhe vendosi mbledhja e grupit parlamentar ne do te presim deri ne fund vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Do te presim duke qene te bindur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkelur plotesisht ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi. Pas ketij momenti do te kete nje tjeter mbledhje te grupit parlamentar ku do te merren vendimet perkatese. Mendoj se e vetmja rruge ne kushtet kur edhe normat me minimale jane shkelur mbeten protestat apo sic edhe kemi deklaruar me pare ajo qe populli merr fatet e veta ne dore. Nuk mund te lejohet qe njerez te zgjedhur edhe pse mbetet e dyshimte zgjedhja e tyre me procesin e vitit 2009 shkelin normat me elementare apo parimet e demokracise.
IntervistaNderkaq ne nje interviste te dhene nje jave me pare per Shqip nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se Erjon Brace deklaroi se ju garantoj se nuk do kete probleme brenda PS-se duke shtuar se cdo mangesi gabim e papergjegjshmeri ne funksionimin e sjelljen tone do te kaloje ne siten e analizes gjykimit dhe ndryshimit. Me cdo kusht Une mendoj se tani e rendesishme per PS-ne eshte te perballet me sistemin e Berishes. Ta luftoje ate hapur e me vendosmeri. Berisha po sfidon PS-ne dhe nje popull te tere. Do te shese gjithcka publike tha dje. Nga publike pra nga e mire e cdo shqiptari do ta beje private te tij familjes dhe klienteve te saj. Pas ketyre zgjedhjeve ky eshte shpronesimi me i madh qeveritar i popullit dhe kthimi i favoreve elektorale familjes dhe klienteve. Greqia fqinje po bie nga nje vendim i tille Nuk duhet ti leme kohe te grabise dhe te ike. Duhet te ike pa grabitur me tej.