E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis të ngrihet cadra elektorale, mollë sherri mes PS e ndërtimores

TIRANE- Vendosja e një cadre elektorale pranë bulevardit Dëshmorët e Kombit ka përplasur deputetët e PS dhe përfaqësuesit e inspektoriatit kombëtar të Ndertimit.
Pas 7 orëve debate është bërë e mundur që të vijohet me ndërtimin e cadrës, për të cilën ndërtimorja kundërshtoi ngritjen nën pretendimin se konstuksioni metalik ishte i rrezikshem për qytetarët.

 Gjithcka ndodhi rreth ores 20:00 të mbremjes duke shënuar keshtu incidentin e rradhës gjatë kësaj fushate elektorale, ku nuk kanë munguar edhe konfrontimet fizike.

Socialistët pretendojnë se pengesa për ngritjen e tendës është krejtësisht politike, ndërsa deputeti Sajmir Tahiri sqaroi se të rinjtë e FRESSH kanë edhe lejen përkatëse për ngritjen e kësaj tende provizore, që nuk mund të quhet ndërtim, ashtu sic pretendon Inspektoriati ndërtimor.

Sajmir Tahiri sqaroi se të rinjtë e FRESSH kanë edhe lejen përkatëse për ngritjen e kësaj tende provizore, që nuk mund të quhet ndërtim, ashtu sic pretendon inspektoriati ndërtimor”

“Situata është kjo që shihni këtu dhe ajo që keni parë gjatë ditëve, është shenja më e freskët e panikut që ka kapur Berishën e Bashën, shenja më e freskët e humbjes. Kemi marrë leje për ngritjen e një tende provizore, nuk është ndërtim, është një tendë që do shpërngulet. Inspektoriati ndërtimor në këtë rast po këqpërdoret nga Saliu dhe Luli i Saliut. Nuk kemi ende asnjë letër që ndalon, ngritjen e tendës”,- tha dje Tahiri.

Ndërsa vetë kreu i njësisë nr.1 të Inspektoriatit ndërtimore Dem Dollapi si dhe drejtori i ketij inspektoriati Erion Softa sqaruan se nuk bëhet fjalë për një tendë të thjeshtë, por për një konstruksion metalik, të cilin e konsideruan edhe të rrezikshëm për jetën e qytetareve.

“Që të ndërtohet ky objekt duhet të ketë një projekt dhe lejen e ndërtimit të dhënë nga KRT-ja e Bashkisë së Tiranës. Nuk është cadër elektorale, por konstruksion metalik, nuk lejojmë ndërtimet e paligjshme”,- tha kreu i Ndërtimores.

Pas disa debatesh dhe konfrontimesh fizike inspektorati është larguar dhe ka filluar puna për ngritjen e tendës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›