Brace letër OSBE: Maxhoranca pengon hetimin e Kuvendit
TIRANE- Kreu i Komisionit për hetimin e veprimtarisë së Kuvendit Erjon Brace i është drejtuar me një letër ambasadorit të OSBE në Tiranë Eugen Wollfarth ku shpreh shqetësimin për bllokimin e punës se këtij komisioni nga maxhoranca.
Fillimisht Brace njeh Wolfarth me objektin e komisionit hetimor i cili synon hetimin e organeve drejtuese të kuvendit përsa i përket zbatimit të rregullores, hetimin e veprimtarisë së administratës së shërbimeve të kuvendit, hetimin e procedurave të tjetërsimit të mjeteve të transportit në pronësi të kuvendit, hetimin e eficensës së sistemit të votimit elektronik ne kuvend .
Më tej në letër kreu I komisionit shpreh shqetësimin se puna e këtij institucioni po pengohet “në mënyrë të qëllimshme nga kryetarja e Kuvendit dhe se pengesat administrative po zëvendësohen me pengesa politike.”
Deputeti socialist Erion Brace vë në dijesni se afati I punës së komisionit është vetëm 4 muaj, dhe “strategjia e maxhorancës -sipas Braces- është djegia e afateve të hetimit duke justifikuar mospjesëmarrjen me angazhimin në zgjedhje”
Brace I quan veprimet e maxhorancës “të qëllimshme” pasi edhe Kuvendi nuk ka marrë asnjë vendim për ndërprerjen e punës së tij.
Më tej ai vë në dijeni edhe njëherë kreun e OSBE-së se karakteri I këtij komisioni nuk është personal, por një reflektim i konstatimeve dhe sugjerimeve të vërejtjeve të paraqitura në raportin e Komisionit Europian.
(s.g/balkanWeb)