Fushata, Basha te "Ali Demi": Shqetësimet tuaja, prioritet i imi
TIRANE- Kandidati i Partisë Demokratike për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka premtuar krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbrojtjen e konsumatorit nga çmimet abuzive.
Teksa prezantonte kandidatin për kryetar të njësisë bashkiake nr.1 në zonën e “Ali Demit”, Agron Seseri, Basha theksoi se "punësimi do të jetë prioriteti kryesor i axhendës së tij".
Ai nënvizoi se se e vetmja e betejë në krye të Bashkisë së Tiranës do të jenë problemet e qytetarëve dhe se "politika e shpifjes dhe përbaltjes nuk krijon vende pune dhe nuk rrit cilësinë e jetës në Tiranë".
Basha siguroi banorët e “Ali Demit” se shqetësimet e tyre janë prioritet i punës së tij. "Ali Demi" dhe gjithë zonat e Tiranës do të kenë vëmendjen time çdo ditë kur të jem Kryetar i Bashkisë", tha Basha.
Gjithashtu, ai theksoi se angazhimet kryesore të tij pas marrjes së mandatit të kryebashkiakut do të jenë asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave të Tiranës, krijimi i hapësirave të gjelbërta, ndërtimi i shkollave të reja dhe parqeve për fëmijët dhe të moshuarit.
(s.g/balkanWeb)