E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Shkoder Te tjera ndryshime per qytetin

Me punen e bere deri tani, Shkodres i jane hequr rrudhat e komunizmit, ka thene nder te tjera kryeministri Berisha ne hapjen e fushates se demokrateve ne Shkoder, ku Aleanca per Qytetarin ka prezantuar kandidatin Lorenc Luka. Berisha premtoi ndryshime te tjera ne kryeqendren e veriut, ndryshim qe mundesohet vetem nga mazhoranca e djathte dhe koalicioni.

”Në katër vitet që vijnë ne do të investojmë në të gjithë infrastrutkurën e këtij qyteti, do të mbyllim landfillinin e vjetër, do të krijojmë terrene të reja sportive, do të krijojmë kampuse universiteti” tha Berisha.

Ne koment te sloganit te socialisteve, “E vetmja rruge”, kryeministri tha se ngjason me parrullat e komunizmit.

”Në këtë fushatë nuk do harxhoj qoftë dhe 30 sekonda për t’u marrë me ty. Absolutisht, se njeriu që merret më shumë me Edvin Ramën është vetë Edvin Rama. Duaje fatin tënd! Ne do të fitojmë” deklaroi Berisha.

Nuk munguan as nga ky prezantim tonet e humorit, menjehere pasi futbollisti i kombetares shqiptare dhe njekohesisht autori i golit kunder Bjellorusise, Hamdi Salihi, pershendeti hapjen e fushates se demokrateve ne Shkoder: “Le të përshendesin ne me një duartrokitje Hamdi Salihin. Hamdi, golin tjetër e ka Saliu tjetër. Së bashku më 8 Maj!”.

Nenkryetarja e demokrateve Jozefina Topalli mbrojti punen e bere nga djathta ne pushtet, per ndryshimin e Shkodres.

”Ne jemi njerëz punëtorë, ne jemi njerëz që përveshim mëngët, jemi njerëz që nuk kënaqemi kurrë me atë që ne arrijmë. Edhe më të bukur do e bëjmë qytetin, edhe më të vizitueshëm do e bëjmë qytetin” deklaroi Topalli.

Kandidati i demokrateve ne Shkoder, Lorenc Luka, tha se qytetaret do te jene te paret.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›