E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Duhet shmangur retorika e ashpër

Presidenti Bamir Topi është shprehur gjatë ditës së sotme se retorika e ashpër e përdorur në fushatë nga politikanët, është bërë shkak që publiku të nxitet për dhunë. Për këtë arsye, Topi ka thënë se është e nevojshme që të shmanget një retorikë e tillë.

“Deri më tani po shihet një fushatë me një retorikë të ashpër, e cila po transmetohet tek publiku”, tha Topi gjatë takimit me një përfaqësi të Parlamentit Rinor.

Ndërkohë, presidenti ka kritikuar kandidatët për zgjedhjet e 8 majit, duke thënë se gjatë kësaj kohe më shumë kemi parë protagonizëm dhe përballje analistësh, se sa përballje vizionesh dhe idesh nga kandidatët .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›