E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Firma e Bush, historike

TIRANE - Kryeministri Berisha e cilesoi si nje ngjarje historike diten e djeshme, firmosjen e Protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO nga ana e presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh W. Bush. Gjate nje konference per shtyp te mbajtur per kete ngjarje, kreu i qeverise theksoi se ky dokument perben edhe aktin ligjor me madhor, ne historine e marredhenieve midis dy vendeve, pas njohjes nga vendi i lirise, i Shqiperise se pavarur. Sipas Berishes, ky akt nga ana e presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ka ardhur si nje besim dhe votebesim ne lidhje me reformat e ndermarra nga qeveria. "Ky akt perben nje vleresim te madh ne perpjekjet e suksesshme te Shqiperise, per ndertimin ne ish vendin e sistemit totalitar me te eger ne Evrope, hiperkolektivizmit total, izolimit me te thelle te shoqerise se lirise, shtetit ligjor dhe ekonomise se lire te tregut", deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara mediave, duke pershendetur kete akt. Nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se ky akt perbente nje pergjegjesi te madhe per shqiptaret dhe qeverine qe ai drejtonte, per te konsoliduar sa me shume reformat e ndermarra gjate ketyre viteve ne vend. "Ky akt, kjo firme e presidentit te Shteteve te Bashkuara eshte edhe nje pergjegjesi madhore per Shqiperine, shqiptaret, qeverine shqiptare dhe institucionet e ketij vendi per te konsoliduar nepermjet reformave te thella dhe te gjithanshme shtetin ligjor dhe demokracine e bazuar ne vlerat e tregut", deklaroi Berisha, duke siguruar se qeveria qe ai drejtonte do te ndermerrte te gjitha reformat e duhura, per te vazhduar ne rrugen e integrimit te vendit. Sipas Berishes, te punoje per historine ishte sherbimi me i madh qe mund t'i beje kombit tend, sepse historia lidhej ne menyre te ngushte edhe me te ardhmen. "Ne jemi para historise sepse ka nje koncept te gabuar, qe une jam njeri qe punoj per historine, por e verteta eshte qe pavaresisht se cfare mendon dhe cfare deshiron, historia nuk eshte vetem e shkuara. Historia eshte edhe e sotmja, historia eshte edhe e ardhmja", deklaroi Berisha, duke shtuar se shqiptaret, si nje popull qe kishin vuajtur per lirine, e meritonin plotesisht te ishin pjese e NATO-s. "Per te mos kaluar ne ceshtje jashte teme edhe njehere deshiroj te shpreh mirenjohjen me te thelle sepse 24 tetori ishte nje dite historike per Shqiperine dhe shqiptaret per marredheniet e shkelqyera me vendin e lirise, realizimin e projektit madhor, projektin qe e mbeshtesin 96 % e shqiptareve", deklaroi Berisha. Per te cilin eshte shume e rendesishme qe te zbatohen te gjitha reformat, per te justifikuar kete mbeshtetje te madhe te nderkombetareve. Te cilet ne nje kohe shume te shkurter, pritet te permbyllin dhe ciklin e ratifikimit te Protokollit te anetaresimit ne NATO.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›