E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Fitorja e Obames, historike per SHBA

Presidenti shqiptar, Bamir Topi uroi presidentin e ri te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per fitoren historike.

"Zgjedhjet ne Amerike na dhane nje leksion te mire demokracie. Kjo eshte nje dite historike per Ameriken dhe popullin e saj", u shpreh presidenti.

Kreu shqiptar takoi paraditen e sotme kryediplomatin amerikan ne vendin tone, John Withers, te cilin e uroi për presidentin e ri të Shteteve të  Bashkuara të Amerikes.

Topi, mori pjese ne ceremonine e organizuar nga ambasada amerikane me rastin e zgjedhjes se presidentit te ri te shtetit pertej Atlantikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›