Topi: Hollbruk, një trashëgimi e veçantë për gjithë shqiptarët

Tirane, 14 dhjetor, NOA - Presidenti Topi, permes nje mesazhi te veçante ka ngushelluar familjaret e diplomatit amerikan, Riçard Hollbruk, per ndarjen e tij nga jeta.
“Me hidherim te thelle mesova lajmin e ndarjes nga jeta te diplomatit te shquar amerikan, zotit Riçard Hollbruk. Ne emer te popullit shqiptar dhe ne emrin tim personal, ju shpreh ngushellimet me te thella dhe me te sinqerta!”, shkruan ai.
Duke shtuar vleresimin me te larte per zotin Hollbruk, per pervojen e aktivitetin e tij te gjithanshem, si dhe veçanerisht per rolin pozitiv ne arritjen e paqes ne konfliktin e Kosoves, duke lene nje trashegimi te veçante per te gjithe shqiptaret.
“Gjithashtu, deshiroj te kujtoj dhe arritjen e
tij me te shquar ne arenen nderkombetare, “Marreveshjen e Dejtonit”, duke
kontribuar keshtu dhe ne procesin e paqes ne rajonin e Ballkanit e me gjere”, e
perfundon mesazhin e tij, Bamir Topi.
n.e/NOA