E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden në një çantë drogë dhe armë

Policia e Durrësit në një çantë ka gjetur lëndë narkotike dhe armë. Kontrolli i çantës është bërë pas denoncimit që ka bërë një qytetari i këtij qyteti për një çantë të zezë që ndodhej poshtë ballkonit të tij, policia është vënë në lëvizje. Mbas mbërritjes policia ka kontrolluar edhe çantën në të cilën ka rezultuar se ndodhej një sasi bime me ngjyrë jeshile, me karakteristika të njëjta me ato të bimës narkotike kanabis sativa, e cila rezultoi në peshën e 9 gramëve, si dhe një armë zjarri, pushkë 20-she pa krehër. Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për të bërë identifikimin e personit që ka pasur nën pronësi armën dhe lëndën narkotike, si dhe sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë. Materialet proceduriale për veprat penale të prodhimit, shitjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake i kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›