E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ngushëllon familjarët e Hollbrukut

Presidenti Bamir Topi i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi familjarëve të diplomatit amerikan, Riçard Hollbruk i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 69-vjeçare.


“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar amerikan, zotit Riçard Hollbruk. Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta!” thuhet në mesazhin e Topit.

Më tej kreu i shtetit thekson se në këto momente, shqiptarët ndajnë me ata dhimbjen e humbjes, por edhe vlerësimin e tyre më të lartë për zotin Hollbruk, për përvojën e aktivitetin e tij të gjithanshëm, si dhe veçanërisht për rolin pozitiv në arritjen e paqes në konfliktin e Kosovës, duke lënë një trashëgimi të veçantë për të gjithë shqiptarët.
“Gjithashtu, dëshiroj të kujtoj dhe arritjen e tij më të shquar në arenën ndërkombëtare, “Marrëveshjen e Dejtonit”, duke kontribuar kështu dhe në procesin e paqes në rajonin e Ballkanit e më gjerë” përfundon mesazhi i Topit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›