E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: “Jam i tronditur nga kjo tragjedi”

Autori i Lajmit: Redaksia

Menjëherë sapo ka mësuar lajmin për aksidentin tragjik ajror në Rusi, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen e thellë për humbjen e jetës së homologut të tij polak, Lech Kacinski. Me anë të një mesazhi të veçantë, ai ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen e thellë për ndarjen nga jeta të Presidentit polak, bashkëshortes së tij dhe delegacionit që e shoqëronte, si pasojë e një aksident ajror në Smolensk, që shkaktoi 97 viktima. “Me hidhërim të thellë dhe tronditje mësova lajmin e aksidentit tragjik ku humbi jetën Presidenti Kacinski, bashkëshortja e tij dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte. Në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta! Në këto momente të vështira, ne ndajmë me ju dhimbjen e humbjes së pazëvendësueshme”,- thuhet në mesazhin e Presidentit, publikuar në faqen zyrtare.

Ky lajm është publikuar: 11/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›