E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeliku: “Polonia në gjendje shoku”

Autori i Lajmit: Redaksia

Ambasadori shqiptar në Varshavë, Florent Çeliku, tha se Polonia është në shok të vërtetë pas lajmit për vdekjen e presidentit të vendit dhe dhjetëra zyrtarëve të lartë që ndodheshin në avionin e rrëzuar në Rusi. “Njerëz të pikëlluar për tragjedinë janë mbledhur kudo në rrugë dhe para Presidencës, ku flamuri është ulur në gjysmështizë”,- tha ambasadori shqiptar në Poloni. Sipas tij, kryeministri i vendit, Donald Tusk, ka thirrur një mbledhje urgjente të qeverisë, ndërsa televizioni shtetëror polak raportoi se tani vendi duhet të caktojë datën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Ambasadori Çeliku tha se Shqipëria do të jetë e pranishme me përfaqësinë e saj në të gjitha ceremonitë që do të zhvillohen në nderim të viktimave.

Ky lajm është publikuar: 11/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›