Meta: “Humbja më e madhe që ka përjetuar Polonia”
Autori i Lajmit: Redaksia
Listës së personaliteteve shqiptare që kanë ngushëlluar autoritetet polake për tragjedinë e avionit polak në Rusi, i është shtuar dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Në një telegram ngushëllimi drejtuar homologut të tij, Radoslav Sikorski, Meta shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së presidentit Kacinski dhe delegacionit që e shoqëronte atë. “Me një tronditje të fortë dhe me hidhërim të thellë mësova lajmin e aksidentit tragjik, të mëngjesit të sotëm, që pësoi avioni ku udhëtonte Presidenti Leh Kacinski, Zonja e tij, si dhe delegacioni me dinjitarë polakë, që fluturonte drejt Smolenskut, për të marrë pjesë në ceremonitë e lokalitetit Katyn, në respekt të kujtesës historike”,- është shprehur Meta në mesazhin e tij. Ai vlerëson se humbja e madhe që po përjeton Polonia dhe populli mik polak, “na kanë prekur rëndë dhe shumë thellë të gjithëve”. Meta shpreh ngushëllimet e tij për ministrin e Jashtëm, anëtarët e kabinetit qeveritar polak, popullin polak, si dhe “familjeve që ndjejnë drejtpërdrejt këtë humbje”.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010