E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA apel Gadafit Te tregoje me veprim armepushimin

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj një armëpushimi të mundshëm në Libi, sipas planit të ofruar nga Unioni Afrikan. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhim Kërni tha se veprimet janë ato që flasim më fort se fjalët.

“Kolonel Gadafi, trupat dhe regjimi i tij e dinë plotësisht mirë se çfarë duhet të bëjnë”,- deklaroi Kërni.

Sipas tij, regjimi i Tripolit duhet të ndalojë kërcënimin ndaj civilëve dhe të tërheqë trupat nga qytetet kryengritëse. Shtetet e Bashkuara i qëndrojnë mendimit që Gadafi duhet të lërë pushtetin dhe të lejojë kështu popullin libian të vendosë për të ardhmen e vet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›