Pranga shqiptarit, i lidhur me mafien e Kamorrës
30/09/2011 Ishte mes 3 të kërkuarve të tjerë
NAPOLI- Policia e Njësisë Investigative në Castello di Cisterna, në 24 orët e fundit, mundësoi arrestimet me operacione të ndara, të tre të kërkuarve, ku mes tyre ishte edhe një shqiptar i Kamorrës. Në Acerra, në një restorant, u kap Mauro Masciave, 46 vjeç, banor i Stornarës (Foggia), i kërkuar nga Prokuroria që nga 27 qershori, për falsifikim ose përdorimit të paligjshëm të kartave të kreditit. Në Napoli, në një bar në “Piazza Garibaldi”, u kap Antonio Muka, 31-vjeçari shqiptar që jetojnë në Crespina (Pisa), i kërkuar që më 9 maj të vitit 2008. Policia dhe Prokuroria e akuzojnë atë se ka kryer krime në emër të pasurisë, në vjedhjet e rënda, grabitje dhe marrje të mallrave të vjedhura, të kryera në vende të ndryshme të Evropës. Shqiptari dyshohet si i lidhur me klanet mafioze të Kamorrës. Në Napoli, në Secondigliano, u kap Salvatore Daniele, 45 vjeç, me banim në Via Fra Gerardo, i cili besohet të jetë i lidhur me klanet e Kamorrës, i cili kërkohet nga 21 korriku për tentativën e grabitjes të kryer në maj 2011 kundër një prodhues ndërtimi.