E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Komunikimi institucional dhe pavaresia, sfidat e pushtetit gjyqesor

Presidenti Bamir Topi hidhet serish ne mbrojtje te institucioneve te pavarura. Ai dha dje gjithashtu sugjerime per paketen e projektligjeve per Reformen ne Drejtesi. Kreu i shtetit mori pjese dje ne ceremonine e prezantimit te kryetares se Gjykates se Larte, Shpresa Becaj. Ne fjalen e tij te prezantimit te kryetares se re te kesaj gjykate, kreu i shtetit i meshoi edhe njehere pavaresise se institucioneve te pavarura. Duke iu referuar kesaj teme ai kerkoi vecanerisht pavaresine e gjyqesorit qe sipas tij perben edhe themelet e demokracise se nje shteti. Topi vazhdoi mendimin se institucionet e pavarura duhet te bashkepunojne me njera-tjetren. Gjyqesori sipas tij duhet te zbatoje korrektesisht ligjin. "Bazohem ne binomin integritet e profesion", theksoi Topi lidhur me kete. Ai e vuri theksin tek puna qe duhet bere per reformen shume te rendesishme, asaj ne drejtesi. ""Ky nuk eshte thjesht reformim i veprimtarise se pushtetit gjyqesor, por eshte nje sistem kompleks i realizimit te asaj qe ne e konsiderojme si momentin baze te demokracise, garantimin pushtetit te se drejtes, garantimin dhe veprimtarise se Gjykates se Larte. Keto jane sfida te veshtira dhe ne do te kerkojme qe Gjykata te jete pjesetare aktive ne kete proces te reformimit te procesit", tha Topi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›