E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Krijimi i polit të tretë, opsion i hapur

frd tryezeTeksa zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi u shpreh i bindur se forca politike që ai drejton do të përcaktojë modelin qeverisës të së ardhmes. Asnjë marrëveshje numrash dhe personash, asnjë pazar për blerje votash parlamentare apo përcaktimin paraprak të vullnetit popullor elektoral nuk do të ketë sukses. Më 23 qershor asnjëra palë politike, nuk do të arrijë të qeverisë e vetme dhe kështu, i takon Frymës së Re Demokratike dhe aleatëve të saj misioni historik të përcaktojnë modelin qeverisës të së ardhshmes, tha Topi. Duke folur për mundësinë e krijimit të një poli të tretë, Topi e la të hapur këtë opsion për të gjitha partitë të cilat mbështesin pozicionin dhe qëndrimet e FRD-së. Kjo mundësi konsiderohet e hapur për sa kohë të ketë parti që mbështesin pozicionin dhe qëndrimin e FRD-së. Nëse nuk gjenden pikat e përbashkëta, FRD do të konkurrojë e vetme me modelin e saj në shërbim të shtetit dhe qytetarit, deklaroi Bamir Topi.

****
Topi: Pushteti përdor emrin e  artistëve për qëllime politike

FRD ka mbledhur dje pasdite në një tryezë ekspertë të kulturës dhe artit për të diskutuar idetë dhe programin e saj në këto fusha të zhvillimit të jetës shqiptare. Pjesëmarrës ishin artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqatave të artit dhe kulturës të cilët u bënë pjesë e diskutimeve në këtë tryezë. Drejtori i departamentit të kulturës, artit trashëgimisë dhe sportit Agron Xoxe dhe anëtari i këtij departamenti Rudi Sata parashtruan para te ftuarve objektivat e synimet e kësaj force  për zhvillimin e një kulture dhe arti në nivele europiane. Ai sqaroi se në programin e FRD-së për artin e kulturën përfshihet akordimi i 1.5% të buxhetit të shtetit dedikuar kësaj fushe , shoqërimin me financim të titujve vlerësues për njerëz të shquar të artit si dhe hartimin e një statusi të veçantë për ta. Duke përshëndetur tryezën kryetari i FRD-se Bamir Topi foli hapur me pjesëmarrësit duke u thënë se jemi në një kohë fushate zgjedhore të cilës sa më shumë i afrohemi aq më shumë kakofoni prodhon ajo dhe politika kujtohet për artin atëherë kur vjen fushata. Sot shtoi ai është më e rëndësishme projektimi i së ardhmes se sa oponenca ndaj modeleve të ndryshme politike. Një vend projektohet për së mbari kur vlerësohet roli ia artistit tha kryetari i FRD-së. Për të trajtuar çështjen e artit do të shkojmë tek slogani ynë për shtetin dhe qytetarët sepse aty ku ka shtet ka institucione të forta të cilat kujdesen për administrimin e këtij sektori. Duke komentuar përdorimin e emrit të artistëve nga pushteti për qëllime politike Topi tha se arti duhet të futet në linjën e depolitizimit.

Për trashëgiminë kulturore FRD do të kërkojë:

-  Ribërjen e një pakete ligjore me standarde te mirënjohura bashkëkohore.
- Transparencë  të plotë për të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore
-Stimulim  të kërkimeve shkencore historiko-arkeologjike në dobi të trashëgimisë e identitetit tonë.
- Marrjen  në mbrojtje nga shteti të objekteve historike, jo si një detyrim administrativ, por edhe juridik e penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›