E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Lideri shqiptar ka 22 vjet në krye të partisë

Kreu i FRD, Bamir Topi

Ish-Presidenti, dje në Sarandë. FRD shpall 20 departamentet.

Fryma e Re Demokratike ngriti degën e saj në Sarandë.  Kreu i kësaj partie, ish-presidenti Bamir Topi, tha gjatë takimit inaugurues të kësaj dege se “FRD është për mesazhin e fortë për të stimuluar nevojat e domosdoshme të rrotacionit në Shqipëri”. “Sot lideri shqiptar është në një marrëdhënie personale. Ai ka 22 vjet që kërkon të jetë në krye të partisë, mundësisht edhe të qeverisë. Asnjëherë raportet e OSBE-ODHIR nuk kanë thënë që zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë të drejta, por të mbushura me manipulime. Pretendimet se edhe 30 vjet të tjera do të jem në politikë, janë qesharake. Synimi i FRD është që mendimi i brendshëm në parti të jetë i rëndësishëm”, u shpreh Topi. Kreu i FRD-së shoqërohej në këtë takim nga deputeti Gazmend Oketa dhe anëtari i grupit nismëtar, Aleksandër Biberaj. Fryma e Re Demokratike ngre 20 departamente, të cilat do të jenë edhe bërthama e hartimit të programit të saj politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një njoftim zyrtar të FRD-së thuhet se ngritja e këtyre departamenteve do të bëjë të mundur aktivizimin e ekspertëve të fushës për të gjitha çështjet që shqetësojnë qytetarët.

Departamentet e ngritura
1.   Departamenti i Çështjeve Kushtetuese, Ligjore dhe i Politikave të Institucioneve të Pavarura
2.   Departamenti Elektoral
3.   Departamenti i Politikave të Administratës Publike dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
4.   Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit në BE
5.   Departamenti i ish-të Përndjekurve Politikë
6.   Departamenti i Çështjeve të Pronësisë
7.   Departamenti i Arsimit dhe Shkencës
8.   Departamenti i Shëndetësisë
9.   Departamenti i Çështjeve Sociale dhe Shoqërisë Civile
10.  Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median
11.  Departamenti i Diasporës dhe Emigracionit
12.  Departamenti i Infrastrukturës dhe Transporteve
13.  Departamenti i Bujqësisë dhe Ushqimit
14.  Departamenti i Turizmit dhe Mjedisit
15.  Departamenti i Politikave të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
16.  Departamenti i Politikave të Qeverisjes Vendore dhe Decentralizimit
17.  Departamenti i Politikave Ekonomike, Burimeve Natyrore dhe Pasurive Kombëtare
18.  Departamenti i Politikave Financiare dhe Rregullimit të Tregjeve
19.  Departamenti i Marrëdhënieve me Biznesin
20.  Departamenti i Çështjeve të Sigurisë Kombëtare

SARANDE/ SHPRESA DINE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›