E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Më shumë gra në politikë,në zgjedhje pjesëmarrja të jetë 50%

TIRANE- Presidenti i Republikës, zgjodhi sot ditën ndërkombëtare të gruas ti shprehur asaj vlerësimin dhe respektin për rolin e saj në cdo nivel shoqëror por gjithashtu dhe për të tërhequr vëmendjen se shoqëria shqiptare dhe politika ka ende shumë punë për të bërë për të.

Për presidentin Topi “8 Marsi ka nevojë jo thjesht të kujtohet, të nderohet por ka nevojë që sikurse thoshte një gazetar i famshëm sot, të shohim përtej lules së mimozës, sepse po ta heqim lulen e mimozës, natyrisht që shfaqen problemet“
Presidenti zhvilloi në selinë e Presidencës një takim me përfaqësueset e projektit "Gratë në vendimmarrje".

TOPI: DHUNA NDAJ GRUAS TE DENOHET ASHPER
Presidenti Topi u ndal në dhunën e grave. Një fenonem madhor për të cilën presidenti kërkoi të tërhiqte vëmendjen ho vetëm të shoqërisë por dhe të politikës dhe institucioneve si një detyrim për të ndërtuar dhe aplikuar ligje të forta ndaj dhunës së grave, jo vetëm fizike por dhe psikologjike

“Sot është dita të kujtojmë dhe episode të hidhura. Është dita të kujtojmë se si një grua që drejtonte një projekt për Rrugën e paqes u vra barbarisht nga bashkeshorti i saj. Ështe dita të përkujtojmë dramën e një nëne e cila brenda pak orësh të një nate humbi 4 fëmijet e saj. Është dita të kujtojmë sesi një juriste e nderuar u masakrua barbarisht nga thika e një barbari.”
Presidenti nuk la pa kritikuar as rolin e medias të cilat “me dramat e mjaft vajzave dhe grave mbushin faqet e gazetës vetëm si një skup gazetaresk brenda një dite dhe harrojnë ta trajtojnë me shumë shqetësim, mbi bazën e një solidariteti të plotë për të gjetur shkaqet dhe për të bërë profilaksinë që drama te mos ndodhin me, ose minimalisht ti shikojme sa më radhë.

PJESEMARRJA TE BARABARTE TE GRAVE E BURRAVE NE ZGJEDHJE
Presidenti Topi nënvizoi se pjesëmarrja e grave në proceset zgjedhore duhet të jetë e barabartë me atë të meshkujve. Ai shprehu qëndrimin e tij se nuk kishte qenë asnjëherë dakord me 30 % e pjesëmarrjes së grave
“Natyra ka sjellë një mënyrë të tillë që probaliteti i lindjes së femrave dhe meshkujve gjithmonë shkon 50% me 50%. ... Sikur nuk ndërtohet biologjikisht një familje vetëm me një individ mashkull, apo femër, ashtu dhe qeverai dhe institucionet nuk mund të ndërtohen vetëm në një krah.”

“Kanë qenë tendenca të qarta maskiliste- nënvizoi më tej presidenti- që e kanë bërë politikën që edhe në pluralizmin e saj të shkojë vetëm në një krah.” Presidenti pranoi se ka qenë një hap para sa i përket pjesëmarrjes së grave me nje 30 % por në rast se intepretojmë si e ka ligji është shumë pak.”

TOPI: KAM MBAJTUR PREMTIMIN PER BARAZINE GJINORE
Kreu i shtetit tha se vetë ai kishte mbajtur premtimin që kishte dhënë për barazinë gjinore. Presidenti kujtoi këtu emërimin nga ana e tij e kryeprokurores Ina Rama dhe Kryetares së gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj.
“Ne te gjitha dekretimet për nominimet e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese janë 50 % meshkuj, 50 % femra.”
ME SHUME GRA NE POLITIKE
Presidenti bëri thirrje gjithashtu për angazhimin i grave në zgjedhjet e 8 majit si cështje “shumë e rëndësishme” dhe vuri theksin në përfshirjen sa më të madhe të grave në politike e cila do të “zbuste” retorikën politike sidomos muajin e fundit vazhdon te jete e ashpër.
" Këtë dëshironim edhe në vendimarrmje e politikë, që gratë të shpalosin dimensionin e tyre human, ti ekuilibrojnë gjërat të jenë më të buta. Kjo butësi do kontribuonte shumë në konfliktualiteti që vjen në fjalorin verbal të meshkujve të politikës të vijë të ulet . Të gjithë kemi nevojë që klima politike në Shqipëri të jetë më bashkëpunuese dhe më shumë dialog dhe respekt për institucionet."
(/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›