E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton mesazh urimi Shqiperise per festen e Bajramit

Hillari Klinton i ka dërguar mesazh urimi zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, për festën e Bajramit dhe me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në letrën e saj, Klinton u uron gjithë myslimanëve shqiptarë festën e Bajramit, që ta kalojnë në paqe dhe të gëzuar.

“Ky është një rast për të festuar, ku myslimanët bashkohen për të reflektuar vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe komunitetit”, thotë Klinton në mesazhin e saj.

Duke shtuar se vlerëson punën e madhe të myslimanëve në çdo cep të globit, përfshi brezin e ri, të cilët janë të përkushtuar për të forcuar komunitetet ku ata jetojnë përmes arsimit, biznesit dhe zhvillimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›