E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Meritojme ftesen ne NATO

Rozeta Rapushi
Shqiperia e meriton te marre ftesen per t'u anetaresuar ne NATO ne Samitin e Bukureshtit, ne prill te ketij viti. Me keto fjale, iu drejtua dje Presidenti Bamir Topi anetareve te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, ku nenvizoi se Shqiperia eshte e vendosur te anetaresohet ne kete organizate. "Gjykoj se ne e meritojme nje ftese te tille. Ne historine e anetaresimit drejt NATO-s, Shqiperia jep shembullin e rralle ku, te gjitha forcat politike jane ne konsensus te plote, te gjithe faktoret joqeveritare, te gjitha grupet shoqerore, te gjitha mediat dhe i gjithe opinioni publik mbeshtesin kete anetaresim", tha Presidenti Topi. Kreu i shtetit loboi per anetaresimin, ne nje kohe kur nuk mundi te fshehe se dy reformat kyce, ajo ne drejtesi dhe zgjedhore, nuk jane realizuar ende. Presidenti shqiptar u shpreh i vetedijshem per korrupsionin qe ende ka rrenje ne drejtesi, duke theksuar se reforma synon pikerisht ta luftoje ate. "Jam i vendosur te mbeshtes reformen e domosdoshme te sistemit te drejtesise. Drejtesia shqiptare duhet t'i sherbeje qytetarit dhe jo politikes, duhet te jape drejtesi, duke i kthyer besimin te gjithe shoqerise shqiptare", vijoi Topi. Presidenti tha se pret rezultate dhe nga reforma ne sistemin zgjedhor, pavaresisht faktit se prej muajsh ky komisioni nuk ka nxjerre asnje produkt. "Debati parlamentar per zgjedhjet duhet te jape frytet e tij per nje sistem te qendrueshem, afatgjate, i cili te realizoje pasqyrimin real te votes se lire ne nivelet politike qeverisese ose opozitare ne Shqiperi, si ne nivelin qendror, ashtu edhe ne ate lokal", nenvizoi Presidenti. Topi siguroi te pranishmit se prioriteti i Shqiperise eshte integrimi ne strukturat euroatlantike. Sipas kreut te shtetit, per kete ceshtje ka nje konsensus te plote politik ne Shqiperi. Presidenti theksoi se duhen perfunduar reformat e periudhes se tranzicionit, te gjallerohet ekonomia, te ritet standardi i jeteses, si dhe qe Shqiperia te behet pjese e Evropes se Bashkuar. Gjate fjales se tij para Asamblese, Topi permendi se po punohet edhe per reformen ne administraten publike, harmonizimin e legjislacionit dhe rregullimin e modifikimin e sistemit te drejtesise dhe Kodit Zgjedhor. "Ne e shikojme kete detyre gjithnje e me pak si nje barre dhe me teper si nje detyre dhe mision, mbi te cilen ne duhet te punojme me vendosmeri, per te arritur sa me shpejt te jete e mundur standardet evropiane", vijoi Presidenti shqiptar.
Perpjekjet
Ajo cka Presidenti kerkoi te nxjerre ne pah dje para Asamblese Parlamentare te KE ishte se Shqiperia i eshte bashkuar kontributit te te gjitheve ne perballjen me krizen e vlerave. Me varferine boterore, terrorizmin nderkombetar, krimin e organizuar, korrupsionin, kontrabanden e trafikun e droges, konfliktet etnike apo te besimit.
Ftesa
Per te disaten here, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, shprehu dje besimin se Shqiperia do te arrije te marre ftesen per anetaresimin ne NATO ne Samitin e Bukureshtit, ne prill. Sipas tij, Shqiperia po perpiqet ne cdo aspekt per realizimin e detyrimeve dhe arritjen e standardeve, per te arritur ate qe kerkohet per anetaresim ne kete organizem.
Axhenda
Topi takon kreun e Asamblese se KE
Gjate vizites ne Strasburg, Presidenti Bamir Topi zhvilloi takime me kreun e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Lu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›