Presidenti, nga Strasburgu ne Prishtine
Menjehere pas mbylljes se vizites se tij ne Strasburg, Presidenti Bamir Topi do te niset per te paren vizite zyrtare ne Kosove. Me 25-27 janar, kreu i shtetit do te zhvilloje takime te rendesishme ne Kosove, ku tema kryesore e bisedimeve sigurisht qe do te jete statusi i saj dhe hapat drejt pavaresise. Kjo eshte vizita e pare qe Presidenti ben zyrtarisht, nga zgjedhja e tij ne krye te shtetit, ne Kosove. Po nga zgjedhja e tij deri me sot, Bamir Topi ka zhvilluar takime te shumta me personalitete te ndryshme nderkombetare, duke lobuar per pavaresine e Kosoves. Nderkohe, Topi eshte shprehur shpeshhere se mbeshtet pavaresine dhe eshte pro planit "Ahtisari" per Kosoven.