E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita, Kushtetuta thellon carjen

Oli Xhilaga

Partia Socialiste vendos te mbeshtese te gjitha propozimet e Komisionit parlamentar te Ligjeve, lidhur me ndryshimet kushtetuese. Nje vendim i tille u mor dje gjate mbledhjes se Kryesise se PS-se, e me pas dhe ne mbledhjen e Grupit kuvendor te kesaj partie. Te dy keto takime dolen ne nje qendrim unik, ku mbeshtesin pa asnje medyshje amendamentet kushtetuese ne sistemin politik dhe ne ate zgjedhor. E paralajmeruar qe me pare nje qendrim i tille i socialisteve, te cilet ne unison vendosin te jene pro paketes se amendamenteve kushtetuese, i dha nje pergjigje te qarte vendimmarrjes ne Kuvend mbi keto ndryshime. Keshtu, kupola roze, qe me propozimet e saj per reformen zgjedhore, ashtu dhe me propozimet alternative per sistemin politik, qe shprehur vendosur per t'i shkuar deri ne fund ketyre ndryshimeve. Qendrim qe sikurse u pa krijoi jo pak peshtjellim brenda kampit te majte.

Kryetarja e Grupit kuvendor te PS-se, Valentina Leskaj, gjate nje komunikimi me mediat, ndalur ne vendimin e kryesise dhe te grupit, beri me dije "Grupi parlamentar i Partise Socialiste, ka diskutuar ndryshimet, pra paketen qe eshte ofruar lidhur me ndryshimet kushtetuese. Grupi i deputeteve te PS eshte unik ne qendrimin e tij, per sa i perket votes ne parlament, per te votuar keto permiresime ne sistemin kushtetues". Njekohesisht, ndalur ne kete pakete, si dhe duke sqaruar lidhur me qendrimin e PS-se, mbi keto ndryshime, Leskaj nenvizoi se "Grupi parlamentar ka gjykuar qe kjo seance, eshte nje seance, e cila ndan nje here e mire sistemin politik dhe Shqiperine, nga nje sistem, i cili ka sjelle deformime dhe probleme te medha ne kete vend". Sipas saj, qendrimi kunder ndaj ketyre propozimeve i deputetit socialist, Petro Koci, lidhet me te drejten per te deklaruar voten e tij.

Deputeti i PS-se, Petro Koci, deklaroi dje voten e tij kunder paketes se ndryshimeve kushtetuese, mbi sistemin zgjedhor dhe ate politik. "Socialistet kete sistem qe duan te promovojne sot Rama dhe Berisha e kane rrezuar ne 1994. Do te jete turp per socialistet nese ata votojne pro ketij sistemi", u shpreh Koci, gjate nje prononcimi per shtyp. Nderkohe, duke vijuar me tej ne te njejtin qendrim, Koci theksoi se, "me sa duket, nuk eshte gazeta NYT qe perdoret si leter higjienike, ne Shqiperi eshte Kushtetuta qe po perdoret si e tille. Sistemi i ri i Dushkut qe duan te instalojne dy njerez, sistemi qe perqendron pushtetin te nje njeri, eshte sistemi qe ka sjelle vetem fatkeqesi ne Shqiperi, nuk ka sjelle demokraci". Per kete arsye, Koci ftoi te gjithe socialistet e vertete te votojne kunder ketij propozimi. Nga ana e saj, Levizja Socialiste per Integrim u beri thirrje deputeteve socialiste e demokrate te votojne kunder ndryshimeve kushtetuese te dyshes Rama-Berisha. Sekretari i Pergjithshem te LSI, Petrit Vasili, vleresoi se "miratimi i tyre eshte nje atentat i vertete qe po i behet zgjedhjeve te lira ne Shqiperi". Per kete arsye, sipas tij, LSI paralajmeron se do te pershkallezoje qendrimin e saj nese keto ndryshime miratohen. "Pergjigja do te merret nga elektorati, i cili nuk mund te behet pjese e procesit zgjedhor te manipuluar qe ne nisje nga dyshja PD-PS", u shpreh Vasili gjate fjales se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›