E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet inflacioni. Faktor, edhe rritja e çmimit të energjisë

Tashmë edhe zyrtarisht inflacioni i kalon kufinjtë e paracaktuar nga institucionet shtetërore. INSTAT raportoi se rritja e cmimeve gjatë muajit shkurt u regjistrua në 4.4 për qind dhe se pothuaj të gjithë grupet e shportës së matjes së inflacionit kanë pësuar shtrenjtime.

“Ndryshim vjetor i indeksit të cmimit të konsumit është 4.4 për qind, nga 1.9 për qind që ishte një vit më parë. Indeksi i grupit ushqime dhe pije joalkoolike shënoi një rritje prej 2.4 për qind, brenda të cilit rritjen më të madhe prej 3.1 për qind vërehet në grupin e zarzavateve”, thotë Hazbie Bunguri, ekperte e cmimeve, INSTAT.

Ashtu sic edhe ishte lajmëruar që në fillim të vitit rritje të ndjeshme në inflacion ka shkaktuar edhe shtrenjtimi i cmimit të energjisë.

“Cmimi i energjisë elektrike shënoi një rritje prej 13.1 për qind, rritje kjo e cila u reflektua që në indeksin e muajit janar të vitit 2010. Kjo rritje ka pasur ndikim në 0.5 për qind në totalin e ndryshimit të indeksit të cmimit të konsumit”, vijon Bunguri.

Sfida e inflacionit duket se do të zgjasë edhe në muajt në vazhdim. Shtrenjtimi i energjisë edhe në vitet e tjera ka shaktuar një zinxhir rritjesh të tjera cmimesh.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›