Topi: Mungojnë standardet demokratike
Nga Gilmana Bushati
“Ajo që ne ende nuk arrijmë që të marrim plotësisht ... është pikërisht realizimi i standardeve në të gjitha fushat”, - ishte mesazhi i Topit në një ceremoninë të dhënies së diplomave
TIRANE-Mungojnë standardet në politikë dhe në të gjitha fushat e jetës, prandaj politikanëve të rinj u takon sfida për ta ndryshuar këtë realitet. “Ajo që ne ende nuk arrijmë që të marrim plotësisht kualitetet e të qenit anëtarë të një shoqërie euroatlantike, është pikërisht realizimi i standardeve në të gjitha fushat”, - ishte mesazhi i Presidentit të Republikës, Bamir Topi në ceremoninë e dhënies së diplomave të të diplomuarve të Shkollës Shqiptare për Studimet Politike. Sigurisht këto sfida përballohen me krijimin e mendimit të ri, mendim kritik ndaj zhvillimeve dhe shfaqja e tolerancës, “nga ju pritet të menduarit kritik, si dhe toleranca që do të dëshmoni në jetën publike dhe funksionet tuaja në të ardhmen”. Ishte mbështetja që i bëri deklaratës së Topit ambasadori i KE-së, Lohan, gjatë fjalës së tij në të njëjtën ceremoni. “Duke ardhur në këtë shkollë, besoj është dhe qëllimi dhe misioni i kësaj shkolle është që të rriten standardet jo vetëm në politikë, por edhe në administratë, edhe në ekonomi, edhe në universitete, pra kudo ku diskutohet sot për arritjen e standardeve për sintonizimin e të gjithë frymës europianiste”, - u shpreh Topi në fjalën e tij. Më tej ai shtoi se pikërisht arritja e këtyre standardeve do ta bëjë vendin tone, anëtarë të denjë dhe me të drejta të plota në familjen europiane. Sipas Presidentit, detyra kryesore për realizimin e këtyre standardeve u takon institucioneve në radhë të pare dhe për këto duhet vullnet politik, standarde të pranueshme në të gjithë sektorët. “Ne jemi gjithnjë të vendosur që ato aspirata që i shprehin të gjithë institucionet, por në radhë të parë që i shpreh populli shqiptar, aspiratat euroatlantike, të realizohen jo vetëm me vullnet politik, por edhe me standarde, sikurse thashë në të gjitha fushat, në politikë, në institucione, në administratë, në ekonomi, në universitete dhe në shoqëri”, - u shpreh më tej Topi. Gjatë fjalës ai preku dhe çështjen e “udhëheqësit politik” të cilin e analizoi në planin e misionit që duhet të ketë ai, mision që duhet të kalojë kufijtë e demagogjisë. “Të jesh misionar politik nuk do të thotë thjesht të jesh në politikat ideologjike, por sot ndjehet më shumë se kurrë, sidomos në Shqipëri që politika duhet të funksionojë në të gjitha sferat e jetës”, - u shpreh Presidenti.
Në fjalën e tij, ambasadori Lohan u ndal dhe te raporti i fundit i KE-së për përparimin e Shqipërisë, ku shprehu bindjen e tij se politikanët e rinj do të japin një kontribut të veçantë pikërisht për atë klimë të mire politike që kërkon BE-ja nga Shqipëria. “Jam i lumtur që kjo shkollë i ka kushtuar shumë rëndësi integrimit europian dhe çështjeve që lidhen me të. Strategjia e zgjerimit e KE-së edhe njëherë theksoi perspektivën e qartë europiane për Shqipërinë, ndaj jam i sigurt se ju do të jepni kontributin tuaj në progresin e Shqipërisë drejt integrimit europian”, - u shpreh në fjalën e tij ambasadori i KE-së, Lohan.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)