E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes El-Sajed, ndertues e ish-president i "Tiranës"

Ndahet nga jeta pas nje semundje, ish-presidenti i ekipit të futbollit Tirana, El Sajded. Në Shqipëri, El Sajed ishte mjaft i njohur për shkak se ka një aktivitet të gjerë biznesi. Por, ai ka pasur shumë probleme me Bashkinë e Tiranës per shkak te ndertimeve 

TIRANE-KAJRO-Biznesmeni i ndërtimit dhe ish-presidenti i ekipit të futbollit Tirana, El Sajded ka vdekur dje pas një hemoragjie cerebrale. Ai jetonte në Kajro të Egjiptit, me gruan e tij dhe 4 fëmijët. Në Shqipëri, El Sajed ishte mjaft i njohur për shkak se ka një aktivitet të gjerë biznesi dhe njihej si dashamirës i sportit. Ai është i datëlindjes 1941 dhe në Shqipëri është hetuar edhe për evazion fiskal, duke qenë se kishte probleme me tatimet si ndërtues i njohur. Ai është zgjedhur senator në qytetin e tij dhe ka një aktivitet biznesi edhe në Egjipt. Ai ka pasur shumë probleme me Bashkinë e Tiranës për shkak të cilësisë së ndërtimeve dhe respektimit të ligjshmërisë. Dy pallate të El Sajed kishin vendim prishje nga Këshilli bashkiak.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›