E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Qeverisemi nga korrupsioni

Kryetarit te Komisionit te Ligjeve ne Asamblenë Kombëtare, Ylli Manjani u shpreh se korrupsioni është sot fenomeni më i përhapur në shtetin tonë dhe se ky është një fakt që dëshmohet përditë nga shqiptarët sa herë u jepet rasti në media apo sondazhe publike. Sipas Manjanit institucionet e auditit dhe të hetimit, megjithëse në presionin e jashtëzakonshëm të Sali Berishës konfirmojnë pikërisht faktin se qeveria vjedh dhe abuzon dukshëm me fondet publike - pra paratë e shqiptarëve. Manjani gjithashtu shtoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se qeveria është përfshirë e tëra në korrupsion që nga viti 2005 e deri në korrik 2008, KLSH ka konstatuar mbi 2.7 miliard lekë. Nga ana tjetër shtoi Manjani siç është raportuar edhe në shtyp kemi një super dëm ekonomik të shkaktuar nga korrupsioni dhe abuzimet në rrugën Durrës-Kukës, ku paraprakisht është llogaritur një dëm prej mbi 200 milionë euro. Pra, flitet për shuma marramendëse të cilat janë dëm i pastër ekonomik i shkaktuar nga qeveria e duarve të pastra e Sali Berishës dhe sipas tij janë shuma që tregojnë se në Shqipëri vetëm vidhet pa hesap.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›