E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Njohjet e shtetit te Kosoves do vazhdojne

Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu vleresoi njohjen e deritanishme te pavaresise se Kosoves nga 52 shtete dhe sidomos rolin e Shqiperise ne kete proces.

Sejdiu theksoi se eshte teper e rendesishme mbyllja e ciklit te njohjes se pavaresise se shtetit me te ri ne bote nga vendet e rajonit, me perjashtim te Serbise.

“Deri tani na kane njohur vende te rendesishme, madje edhe nga BE. Shqiperia ka miq dhe njohje dhe shpresojme te kemi njohje te metejshme”, tha Sejdiu.

Gjate konferences se perbashket me presidentin Topi, kreu kosovar falenderoi shtetin dhe popullin shqiptar per mbeshtjetjen ne procesin e gjate te krijimit te shtetit te Kosoves dhe ndertimin e demokracise ne republiken e re ballkanike.

“Mbeshtetja e Shqiperise ka qene shumedimensionale, edhe ne planin nderkombetar. Pervoja juaj e kapercimit te shume situatave do te ndikoje edhe tek ne, pasi ju do te jeni model per zhvillimin tone”, tha Sejdiu.

Sejdiu theksoi se do te vazhdoje klima e bashkepunimit mes dy vendeve.

I pyetur per pragzgjedhjet ne SHBA, Sejdiu deklaroi se politika amerikane eshte konstante dhe kushdo kandidat qe do te zgjidhet president, do te vazhdoje mbeshtetjen per Kosoven. “Miqesia dhe partneriteti yne eshte i rendesishem dhe bashkepunimi me SHBA-ne do te vazhdoje”, tha presidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›