E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Nuk kam hezituar të dekretoj vendimin e shkarkimit të Pangos

Presidenti i Republikës Bamir Topi, ka thyer heshtjen duke u shprehur në lidhje me shkarkimin e ish ministrit të kulturës Ylli Pango. Topi është shprehur se shkarkimi i tij është bërë në mënyrë institucionale dhe se ky shkarkim ka ardhur pas propozimit të Kryeministrit Berisha. Presidenti mundohet tu shmanget në mënyrë institucionale komenteve pasi ai shprehet me dekret. Por ju siguroj se me të ardhur në tavolinë propozimi i kryeministrit nuk kanë kaluar shumë minuta dhe unë kam dekretuar shkarkimin, veprim i cili flet qartë tha Topi. Sipas kreut të shtetit  nuk do të ketë aspak hezitim dhe për dekretimin e Ardian Turkut si ministër i ri i Turizmit menjëherë sapo në tryezë të ketë propozimin e kryeministrit. Pas shkarkimit të bujshëm të Ylli Pangos, Bamir Topi e konsideroi Turkun kandidaturën më të përshtatshme për të zënë vendin e lënë bosh. Në linjë zyrtare ende nuk ka arritur në presidencë, por paraprakisht mund të them se vlerësoj personalitetin e zotit Turku dhe pa pikë mëdyshje, duke e njohur edhe nga afër edhe aktivitetin e tij edhe personalitetin e tij ai do të dekretohet në momentin më të parë, u shpreh Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›