Bregu, detyra e grave kosovare rëndësi të dyfishtë
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu është takuar me një grup përfaqësuesesh të qeverisë se Kosovës. Vizita e tyre e parë në Shqipëri, përkon edhe me festën e gruas, 8 Marsin.
Bregu theksoi se detyra e tyre merr rëndësi të dyfishtë, për faktin se ato janë gratë e para në drejtimin e qeverisë së Kosovës. Nga ana e tyre përfaqësueset e zyrës së kryeministrit të Kosovës, thanë se mbështetja e Shqipërisë është mjaft e rëndësishme për ecjen përpara të Kosovës.