E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: PS, duhet të jetë në Parlament

Kreu i shtetit Bamir Topi i bën thirrje Partisë Socialiste të mos bojkotojë punimet e Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një mesazhi urimi drejtuar deputetëve në nisje të sesionit të ri parlamentar, presidenti Topi bën apel të gjithë deputetëve të cilët kanë dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit të kryejnë detyrën e tyre në sallën e parlamentit. Në mesazhin e tij. Topi vëren se Shqipëria nuk mund të humbasë asnjë minut në rrugën e saj integruese. Ai bën thirrje deputetëve të kuvendit që interesi i Shqipërisë të vihet përpara çdo interesi partiak.
Duke shprehur besimin se të zgjedhurit e popullit, kanë përgjegjshmërinë morale dhe ndjesinë e lartë qytetare për të kuptuar rëndësinë e institucioneve, Topi u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë është tempulli i debatit politik mes palëve.
Në fakt ky apel i presidenti Bamir Topi drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë vjen vetëm një ditë pasi Partia Socialiste vendosi të kishte një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin e Shqipërisë. Ndonëse jo e shprehur zyrtarisht nga kreu i shtetit, kjo mund të shikohet edhe si një përgjigje ndaj raportit me shkejet e 28 qershorit nga ana e shtetit të vënë në dispozicion nga Partia Socialiste vetëm pak ditë më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›