E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Pa komunikim civil, nuk ka te ardhme

Presidenti i vendit Bamir Topi deklaron se pa komunikim civil nuk mund te ndertohet e ardhmja.

Ne nje prononcim per gazetaret pas urimit te krereve te komunitetit mysliman, me rastin e dites se Kurban Bajramit, kreu i shtetit uroi edhe te gjithe shqiptaret per kete dite te madhe.

"Eshte nje dite ku njerezit duhet te frymezohen per rritjen e begatise se shpirtit kundrejt varferise shpirterore", u shpreh Topi.

Presidenti kerkoi qe ne kete dite te mos flitej per tema politike, pasi duhet krijuar nje balance mes politikes dhe sferave te tjera te jetes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›