E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama uron shqiptarët: Gëzuar Kurban Bajramin



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, mori dje një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në këtë mesazh z. Obama shkruan: “Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Kurban Bajramin e shenjtë dhe të gëzuar”.

”I udhëhequr nga fryma e këtij festimi të bekuar, shpresoj që do të mundemi të punojmë së bashku për të arritur lirinë dhe paqen anembanë botës!

Uroj që ju dhe populli shqiptar të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm!”, - theksohet në mesazhin e urimit të Presidentit amerikan drejtuar kreut të shtetit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›